Connect with us

Politike

“Ajo që ndodhi në Theth, shqetësuese”/ Rama urdhëron: Jo më zaptime

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një komunikim live në Facebook me ndjekësit e tij.

Rama u ndal te lirimi i hapësirave publike, duke thënë se do të ketë aksione edhe në qytete të tjera.

Po ashtu u ndal te situata në Theth ku tha se është shumë shqetësuese, pasi ndikon në imazhin e fshatit turistik.

Të bëjnë suksese, fitime, por jo duke zaptuar. Të njëjtën gjë që po bëjmë në Vlorë do vazhdojmë ta bëjmë në Tiranë, në Fier, Durrës, Shkodër. Sepse këto qytete kanë marrë një hov të madh, do të përballen me sfida të reja, është e papranueshme që Vlora të vajë për një furnizim të parregullt me ujë, që pengohet nga paaftësia.

Menjëherë problemi të zgjidhet sapo ndryshon koka e punës. Është koha për një riorganizim dhe rivizatim të punës. Do të krijojë vlerë të shtuar në periudhën në vijim sepse ka shumë punë për të bërë. Kemi zhvillime të reja shumë të rëndësishme në Durrës, në Vlorë e Fier po ashtu. Tirana nuk diskutohet dhe mbi të gjitha kemi një besim të madh pavarësisht pengesave të mëdha. Vazhdon puna për të pastruar plagën e tmerrshme që iu hap Thethit. Ministria e Drejtësisë po bën gati dokumentacionin ku do të kërkojë nga KLP të qëndrojë mbi prokurorinë e Shkodrës, sepse realisht është shumë shqetësuese ajo që ka ndodhur në Theth. Këta njerëz në shkollë bëjnë një lëndë që quhet logjikë, ndërsa në deklaratën e tyre, vetëm logjikë nuk ka. Kjo përkthehet në dem te madhe për natyrën, vendin, pasurinë tonë të përbashkët, si dhe për imazhin.”, u shpreh Rama.

 

Advertisement