Connect with us

Politike

AKSH e kontraverses Elena Kocaqi, përpjekja e radhës e nacionalistëve për një vend në Kuvend

E njohur për shkak të tezave kontraverse dhe nacionaliste mbi historinë, Eleni Kocaqi, profesore e asociuar pranë Universitetit të Durrësit, është vënë në krye të Aleancës Kombëtare Shqiptare, AKSH, një parti e themeluar vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 11 majit prej saj dhe mbështetësve.

Me fokus nacionalizmin, Kocaqi dhe forca politike që drejton janë të zëshëm sa i përket historisë, ndërsa duket sikur kanë përqafuar teoritë konspirative të zëvendësimit –  “Replacement”  – të së djathtës ekstreme në Europë dhe akuzojnë klasën politike aktuale se synon ndër të tjera shkatërrimin e kombit.

Në reagimet e fundit në Facebook, Kocaqi akuzon kryeministrin Edi Rama për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, duke lënë të kuptohet se qëllimi është vendosja e këtyre emigrantëve në Shqipëri. Kocaqi fton zgjedhësit që të votojnë AKSH-në për të ndaluar “shitjen e atdheut”.

“Pra, po ndodh ajo që njoftuam që gjithë problemi i Italisë me afrikanët po i ngecet Shqipërisë me miratimin e Ramës”, shkruan Kocaqi më 9 prill. Po atë ditë, ajo spekuloi se dekorimi i Ramës në Izrael provonte se ai kishte rënë dakord të pranonte zhvendosjen në Shqipëri të palestinezëve nga Gaza.

, pedagog i komunikimit, e sheh AKSH-në e Kocaqit si një përpjekje të radhës të forcave nacionaliste për t’u bërë të rëndësishme në arenën politike në vend, por ai shton se forca të tilla kanë dështuar më herët.

“Historia politike ka treguar se partitë e kësaj fryme nuk kanë arritur të faktorizohen apo të fitojnë mbështetje të konsiderueshme nga elektorati shqiptar,” tha Çela për BIRN.

, përfaqësuese e rrjetit “Barazi në vendimarrje” që advokon përfshirjen e grave në politikë, vlerëson faktin se AKSH është e vetmja forcë në garën e 11 majit që drejtohet nga një grua.

“Besoj se risia kryesore që sjell  është që është një parti e drejtuar nga një grua. E vetmja në këto zgjedhje, por edhe shumë fenomen i rrallë në të gjitha vitet e demokracisë,” tha Çepani.

Fokusi te 

 është pedagoge në Universitetin e Durrësit dhe autore e disa librave që promojnë teori mbi origjinën pellazge të shqiptarëve, shqipen si gjuha mëmë e indoevropianishtes apo reinterpretimin e Luftës së Trojës si një luftë iliro-pellazge – të kritikuara për mungesë burimesh të verifikueshme dhe metodologji të diskutueshme. Këto qëndrime, shpesh me tone nacionaliste, janë pritur me entuziazëm nga një pjesë e publikut sidomos në rrjetet sociale, por janë refuzuar nga komuniteti akademik për mungesë objektiviteti dhe mbështetjeje shkencore.

Nacionalizmi është po ashtu pjesë e programit dhe retorikës politike të AKSH-së, që ndër të tjera premton dhënie të pasaportës shqiptare për shqiptarët me shtetësi të tjera dhe një marrëdhënie speciale “vëllazërore” me Kosovën.

Në këtë projekt politik, Kocaqi ka bashkuar forcat me Inida Gjatën me karrierë si gazetare, aktore dhe regjisore dhe njëherazi bashkëthemeluese e AKSH.

Përtej nacionalizimit, AKSH po ashtu premton reformë të thellë në drejtësi dhe modernizim të Kodit Penal dhe përdorim më të gjerë të dënimeve altenative për krimet jo të rënda. “Reformimi i drejtësisë penale, pasi ka ngarkesë të madhe nëpër burgje dhe shteti harxhon fonde shumë të mëdha me të burgosurit”, thuhet ndër të tjera në program.

Ajo premton ndër të tjera fuqizim të arsimit, trajtim të shëndetësisë si e drejtë themelore dhe çlirim të ekonomisë nga monopolet dhe digjitalizim të financave apo rimbursim të blerjeve.

“Reformimi i arsimit sipas modelit Japonez, Finlandez dhe atij të Singaporit, ku në qendër do jetë edukimi dhe mësimi i fëmijës, por edhe kualifikimi i tij në bazë të talenteve që ai ka. Pra maksimalizimin e kualifikimit të talenteve”, thuhet në  atë që shpallet si program i AKSH-së.

Për pedagogun Çela, programi i Aleancës Kombëtare Shqiptare është shumë simbolik dhe nuk mund të konsiderohet i mirëfilltë.

“Së pari, duhet theksuar se, nga sa mund të lexohet në faqen zyrtare të partisë, nuk mund të flasim për një program të mirëfilltë politik. Më tepër ngjan me një listë premtimesh dhe artikulime të disa parimeve të përgjithshme për demokracinë e drejtpërdrejtë dhe meritokracinë,” tha ai.

Çela thotë se fokusimi te nacionalizmi e vë këtë parti para vështirësive të mëdha për të fituar elektorat.

“Në një klimë politike ku qytetarët kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet e përditshme, një parti që nuk ofron alternativa reale për ekonominë, arsimin, shëndetësinë apo drejtësinë sociale, ka pak gjasa të sigurojë mbështetje domethënëse,” vlerësoi ai.

Çepani nga ana e saj thotë se vështirësitë e Kocaqit dhe ASHK-së lidhen përveç të qenit një forcë e re, edhe me gjininë e drejtueses së partisë, ndërsa vë në dukje se ajo nuk konsiderohet në sondazhe dhe ka vështirësi të aksesojë mediat tradicionale.  Megjithatë, Çepani vë në dukje se forca e re ka bërë një përpjekje të madhe në një kohë të shkurtër të ndërtojë një skuadër me profesionistë.

“Në kuadër të skuadrës së angazhuar duket se ka një fokus kryesor te profesionistët me profil akademik dhe ushtrues të profesioneve të lira (juristë, ekonomisë, inxhinierë, etj), figura jo të njohura politikisht, por të njohura në fushat e tyre,” thotë Çepani.

Megjithëse sheh një sërë problemesh dhe disavantazhet për AKSH-në dhe forcat e reja politike që përfshihen në këto zgjedhje, përfshi kohën e pamjaftueshme për t’iu prezantuar publikut, Çepani thotë se Kocaqi, si kryetare e saj, “është një figurë mjaft e njohur në arenën publike. Kjo normalisht përkthehet në një avantazh në lidhje me informimin dhe besueshmërinë e publikut“.

Për Çepanin, ajo që duhet të synojnë forcat e reja politike si AKSH, përballë një sistemi që i vendos në disavantazh është thyerja e barrierave të sistemit. “Ajo që partitë e vogla mund të arrijnë në këto zgjedhje është të thyejnë barrierat e sistemit, për t’u fuqizuar më pas me kalimin e kohës”, përfundoi ajo.

 

AKSH e Elena Kocaqit, përpjekja e radhës e nacionalistëve për një vend në Kuvend

Advertisement