Kronike
Aksident fatal në Korçë, 3 persona të lënduar
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/05/AKSIDENT-10.jpg)
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, ku për pasojë ka mbetur e plagosur e moshuara së bashku me mbesën dhe nipin e saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Kamenicë të Korçës, ku 52-vjeçarja e identifikuar me inicialet H. K., ka humbur kontrollin e mjetit “Jeep” dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Prej aksidentit, janë dëmtuar lehtë gjyshja dhe dy të miturit, pasagjerë në mjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës.
Sipas policisë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)