Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë në autostradën Milot-Thumanë, një viktimë dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Thumanë, pranë fshatit Fushë Gjorm, ku ka mbetur i vdekur një person, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Nga të informacionet paraprake bëhet me dije se një makinë, ku udhëtonin 4 persona të një familjeje ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal. Mësohet se viktima është 78-vjeç dhe ka vdekur rrugës për spital.
Bëhet me dije se 3 të plagosurit, Ilir Cahi 55 vjeç, Mira Tafa 62 vjeç dhe Besmir Cahi 29 vjeç janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Advertisement