Connect with us

Kosova

Aksident i trefishtë në rrugën Lipjan-Shtime, humb jetën një person, një tjetër dërgohet në spital

Një aksidenti është regjitstruar ditën e sotme në rrugën Lipjan-Shtime. Mësohet se nga ky aksident ka humbur jetën një person. Një person tjetër për shkak të lëndimeve të marra është dërguar për trajtim në QKUK. Lajmin e aksidentit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Borovci bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:45 në afërsi të fshatit Grackë e vogël. Nga informacionet e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy makina. Zëdhënësi i policisë shton se si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën ndërsa për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti një person është dërguar në QKUK për të marrë ndihmë mjekësor.

Për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan – Bujan. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Advertisement