Connect with us

Kosova

Aksident tragjik në Kosovë, dy të vdekur

Një aksident i rëndë është regjistruar në Kosovë. Bëhet me dije se janë përplasur dy automjete. Për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur. Gjithashtu raportohet se një person ka mbetur i plagosur.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre  persona, dy prej tyre nuk kanë arrit të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Advertisement