Connect with us

Kronike

Makina e bërë shkrumb e hi/ Humbin jetën pesë persona, mes tyre tre shqiptarë të Kosovës (EMRA+FOTO)

Një aksident tragjik ka ndodhur të dielën pasdite në Luksemburg, ku si pasojë pesë persona kanë humbur jetën, mes tyre tre shqiptarë të Kosovës. Viktimat janë identifikuar si Edonik Kastrati, Ukë Bajraktaraj dhe Ujkan Bajraktaraj.

Sipas postimeve të familjarëve në rrjete sociale ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00. Gjithashtu një i afërm i tyre ka konfirmuar lajmin, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e jetëve të të rinjve.

“Me zemër të thyer ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg ndodhi një aksident ku humbën jetën tre të rinj – Uka dhe Ujkani, nipat e mi, si dhe Edonik Kastrati, djali i tezes. Allahu i mëshiroftë dhe i shpërbleftë me Xhenet,” ka shkruar ai.

Ndërkohë, autoritetet luksemburgase ende nuk kanë dhënë detaje të plota lidhur me rrethanat e aksidentit. Hetimet janë në zhvillim e sipër. Sipas raportimeve të mediave të huaja, dy automjetet u përplasën ballë për ballë, pas së cilës u përfshinë nga flakët. Të dyja u shkatërruan plotësisht nga flakët.

Burime të konsiderueshme emergjente janë dërguar në vendngjarje, por pavarësisht këtyre përpjekjeve, pesë personat që udhëtonin në dy mjete kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia mjeko-ligjore shkoi gjithashtu në vendngjarje për të hetuar plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik rrugor.

Advertisement