Kronike
Aksidenti në Kamëz ku humbi jetën 22-vjeçarja, mikesha e saj bën postimin prekës: Jeta ime u mbyll atje ku përfundoi edhe jotja
Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në rrugën Demokracia në Kamëz, ku një 22 vjeçare humbi jetën si pasojë e përplasjes së një mjeti smart, me një benz.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se nuk e pranon dot humbjen e mikeshës dhe lidhjen e tyre nuk mund ta ndajë as ajo natë e zezë kur ndodhi aksidenti.
“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde . Me duket sikur po më pret në shtepi ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje , Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim. Pjesë e zemrës time e trupit tim . Je e pandashme , je pranë meje .
Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund te na ndaje as ajo nate e zezë, as fati tmerrues, as ajo skëterrë që më tronditi fort. Asgjë. Je këtu me mua. U prefsh nëpaqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lujla më e bukur e parajsës , të dua”, shkruan ajo.
Shqiptarja/