Bota
Akt heroik/ Zjarrfikësja shtatëzanë shpëton gruan
Një rast heroizmi ka shfaqur një zjarrëfikse në muajin e nëntë të shtatëzanisë. Gruaja ka ndihmuar një person të bllokuar në një automjet të përmbysur pas një aksidenti në zonën e Baltimores.
Edhe pse në ditët e fundit të shtatëzanisë, nëna e dy fëmijëve pesë dhe gjashtë vjeç, Megan Warfield, ka nxituar për të shpëtuar gruan e bllokuar në automjet.
Duke qenë se ende nuk dihej saktësisht se çfarë problemesh mund t’i kishte shkaktuar aksidenti të plagosurës, 30-vjeçarja e ka mbajtur të palëvizur gruan derisa shërbimet e ambulancës të mbërrinin në vendngjarje.
Në një intervistë të dhënë për një emision, e reja u shpreh se fillimisht kishte shkuar për të ndihmuar në drejtimin e trafikut, por pasi pa se një automjet ishte përmbysur dhe kishte bllokuar shoferin, kishte nxituar në shpëtimin e saj.
“Fillova ta ndihmoja por më pas thash: “Çfarë po bën? Ti je shtatzënë në muajin e nëntë. Përfundova duke e mbajtur atë në vend, pa lëvizur sepse nuk isha i sigurt për dëmtimet e saj në atë kohë. Ishte gjithashtu e rëndësishme që ta mbaja të qetë. Ishte një ngjarje mjaft traumatike”, tha 30-vjeçarja.
Ndërkohë, mediat e huaja shkruajnë se një nga mjekët e parë që mbërriti në vendngjarje ishte i dashuri i saj, Joshua Daugherty.
Daugherty vuri re se Warfield, nuk po ndihej mirë dhe është transportuar në një spital në Baltimore. Sakaq, më pak se 24 orë pas aksidentit 30-vjeçarja lindi vajzën e saj.