Connect with us

Bota

Akuzat e Trump për vjedhjen e votave, ekipi i Biden: Do përballemi në Gjykatë

Joe Biden dhe ekipi i tij ligjor u është përgjigjur akuzave të Presidentit Donald Trump për të dërguar çështjen e votimeve në Gjykatë. Përmes një reagimi zyrtar, menaxherja e fushatës së Bidenit, Jen O’Malley Dillon, tha se Biden është i përgatitur dhe se mund të përballet lehtësisht me Trump.

Nëse presidenti e çon vërtetë para atë kërcënim për të shkuar në gjykatë për të parandaluar numërimin e votave, ne kemi ekipet ligjore që janë në gatishmëri për t’i rezistuar këtij tentimi,”- tha ajo.

Më herët Trump kërkoi që të ndalej votimi. Ai akuzoi rivalin se kishte mbushur kutitë me vota për veten e tij pas orës 06:00, orë në të cilën janë mbyllur kutitë e para. Trump kërcënoi me dërgimin e çështjes në Gjykatë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *