Kosova
Akuzat për krime lufte/ Dje ishte Thaçi dhe Krasniqi, sot ‘radha’ e Kadri Veselit të përballet me ‘Specialen’
Ditën e sotme para togave të zeza të Gjykatës Speciale ka dalë ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veselit. Pas aktakuzave të konfirmuara më 26 tetor 2020 dhe arrestimit nga Eulex disa ditë më parë, Veseli do të dalë sot në bankën e të pandehurit.
Dje në Gjykatë dolën, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari tjetër, Jakup Krasniqi. Të u deklaruan të pafajshëm duke hedhur poshtë të ngritura ndaj tyre, megjithatë procesi ende vijon. Ndërkohë që nesër do të jetë radha e kreut të grupit parlamentar të LVV, Rexhep Selimi për të dalë para drejtësisë.
Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.