Connect with us

Bota

Alarm për sulm terrorist në Gjermani

Autoritetet policore në Gjermani kanë kryer disa kontrolle të premten për shkak të disa fotografive me armë që u shpërndan në rrjete sociale. Sipas mediave gjermane një 27-vjeçar kishte postuar në rrjetet sociale një foto me kallashnikov dhe në të ka shkruar “Mbroni të dërguarin e Allahut”. Kjo foto bëri që rreth 80 oficerë policie të armatosur të kontrollojnë dy apartamente një të 27-vjeçarit dhe një të 23-vjeçarit, ku të cilitmendohet se është arma e postuar në internet.

Kontrollet në qytetin Görlitz të Gjermanisë u kryen në dy apartamente, disa makina si dhe 3 persona ku mes tyre ishin 23 dhe 27-vjeçarët më sipër.

“Përveç sekuestrimit dhe konfiskimit të objekteve, dokumenteve dhe gazeta që janë të rëndësishme për provat, u gjetën edhe armët e përdorura për të pozuar.” shkruhet në raportin e policisë.

Së bashku me dy të arrestuarit më siper u kap edhe një 20-vjeçar i cili ishte dosje kriminale më parë. Gjithashtu u tha se 20-vjeçari ishte një mbështetës i ISIS.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *