Connect with us

Kosova

Alarmon eksperti amerikan: Mund të ketë përleshje të reja Kosovë-Serbi

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë përplasje të reja mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke komentuar paralajmërimet e krerëve të shtetit të Kosovës për sulme të reja nga Serbia, pas atij të 24 shtatorit, ai tha se tensionet mes dy vendeve nuk janë zvogëluar.

“Nuk ka dyshim se tensioni mes Serbisë dhe Kosovës nuk është zvogëluar pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të BE-së për të zbutur çështjet e ndryshme konfliktuale midis dy palëve. Edhe pse nuk mund të përjashtohet mundësia që mund të ketë disa përplasje, dyshoj se do të ketë ndonjë sulm të madh nga Serbia, sepse kjo thjesht nuk do t’i shërbente interesave të saj dhe gjithashtu, sepse Vucic e di shumë mirë se BE-ja nuk do të heshtë nëse një sulm i tillë duhet të ndodhë” – ka deklaruar eksperti amerikan.

Ai gjithashtu ka treguar se si do të veprojë presidenti serb Aleksander Vuçiç, për të mbetur i favorizuari i Vladimir Putinit.

“Thënë kështu, presidenti Vuçiç, i cili sapo ka marrë një të ashtuquajtur ‘fitore dërrmuese’ në zgjedhje, do të vazhdojë të mpreh shpatën, sepse ai mendon se duke e bërë këtë, Putini do ta shikojë atë me admirim dhe si factor per destabilizimin e Ballkanit” – ka nënvizuar Ben-Meir.

Ai gjithashtu ka porositur BE-në që vazhdojë përpjekjet për të zgjidhur mospajtimet Kosovë-Serbi si dhe te shfrytezojë momentin që presidenti amerikan Joe Biden është ende në pushtet dhe ai është shumë më i përkushtuar ndaj pavarësisë së Kosovës dhe sigurisë krahasuar me Donald Trump, qe mund edhe te rikthehet  në pushtet”.

Kujtojmë se Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se alarmet për sulme të reja nga Serbia, duhet të merren seriozisht.

Edhe kryeministri Albin Kurti, ka folur për mundësinë e sulmeve të reja nga Serbia, duke treguar se grupi i Milan Radojiçiçit po vazhdon të riorganizohet në Serbi dhe se i njëjti po planifikon sulme të reja në Kosovë.

Ndërsa, sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tri brigada serbe janë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën.

Advertisement

TRENDING