Connect with us

Politike

Albin Kurti takohet me Ramën në Shkup

Kryeministri Edi Rama zbuloi se pse e ‘shtyu’ vizitën në Kosovë edhe pse e premtoi në nëntorin e vitit 2023.

Rama tregoi se kjo nuk ka ardhur për shkak të ndonjë problemi me Prishtinën zyrtare, por tha se ishte në pritje të disa zhvillimeve, që sipas tij tashmë kanë ndodhur. Se cilat janë këto zhvillime, ai nuk i detajoi, por theksoi se kjo vizitë do të ndodhë.

Ndërkohë, persa i përket marrëdhënies me Albin Kurtin, ai tha se pret që ta takojë në takimin rajon që është planifikuar të zhvillohet brenda pak ditësh në Shkup.

“Për pak ditë do jem në Shkup për një takim rajonal dhe shpresoj që do jetë edhe kryeministri i Kosovës dhe besoj që do takohemi. Nuk e kam realizuar vizitën atje aq shpejt sa unë mendoja në atë moment, por jo për shkaqe që lidhen me ndonjë problem në Prishtinë, por sepse kam pritur disa zhvillime që edhe kanë filluar të ndodhin dhe pastaj do shkoj patjetër në kryeqytet” – deklaroi kryeministri Rama

Advertisement