Connect with us

Aktualitet

Aleanca e ‘’qelbësirave 2”/ Mund t’i shërbejë shumë drejtësisë shqiptare – Shkrim nga Ervis Iljazi

Gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, në një debat televiziv, gazetari Mustafa Nano nxori shprehjen e famshme “të gjithë qelbësirat të bëhen bashkë me qëllim që të largojnë Sali Berishën’’. I vendosur në vështirësi nga argumentet e Henri Çilit për çështjen e rotacionit, ku ky i fundit mbronte tezën se opozita nuk kishte as moral dhe as program më të mirë se qeveria në ato kohë, dhe në këtë kuptim nuk ishte asnjë arsye për rotacion. Mustafa Nano gjeti të vetmin argument për të mbrojtur rotacionin, si qëllim kryesor largimin e Sali Berishës, dhe për këtë arsye të gjithë duhet të bëheshin bashkë.

Advertisement