Connect with us

Aktualitet

Alfred Lela: Armët nuk i marrim kundër Ramës, do kemi veç aksione simbolike

Analisti Neritan Sejamini debatoi me drejtorin e komunikimit në selinë blu, Alfred Lela, për mënyrën se si opozita e ka trajtuar betejën për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Sejamini deklaroi se qeveria do të rrisë të ardhurat duke taksuar më shumë shtresën e mesme, ndërkohë që do të tatojë më pak 3-4 oligarkë. Nga ana e tij, Lela u shpreh se opozita e ka bërë formalisht detyrën e vet, duke propozuar projekligje dhe se ajo nuk do që të marrë armët.

Neritan Sejamini: Ne kemi dëshirën për ta parë opozitën në mënyrë kritike, por të jetë e fuqishme, jo në mënyrë për ta dëmtuar. Me mënyrën si i bëjmë gjërat, ne ndihmojmë edhe kauzën e opozitës, por prapë unë jam i paqartë se cili është aksioni i opozitës. Ok, prishja e punimeve të Kuvendit, por ata e miratuan sot projektbuxhetin dhe ju nuk prishët asgjë. Nëse do të vinit të Kuvend, ta pengoje buxhetin dhe ta mbaje varur, një javë, dy javë dhe ta lije pa buxhet qeverinë, atëherë unë e kuptoj që ju e penguat këtë gjë.

Me sa kuptoj unë qeverisë i intereson kjo gjë. Ata mund të rrinë dhe të bëjnë sehir dhe ju mund të vini një ditë në Kuvend dhe mund të mos gjeni njeri fare. Ata do të jenë nëpër shtëpira, do ta bëjnë me zoom dhe do t’ju lirojnë edhe sallën dhe do t’u thonë: Përdoreni për ça të doni, për shashka, për grevë, për çfarë të doni. Supozojmë se edhe ky akt qe i suksesshëm. Pyetja ime është: Çfarë vjen pas kësaj? Që të vij te e treta. Unë nuk mendoj që deputetët e opozitës duhet të jenë ushtrues të muskujve. Unë mendoj se opozita duhet të japë ide, duhet të frymëzojë, të vijnë njerëzit që kanë vrullin dhe energjinë. Opozita pa njerëz, më duket e izoluar, çfarëdo që të bëni ju në parlament, përditë. Ju nuk do të sillni ndonjë ndryshim. E vetmja gjë që ka frikë Edi Rama nuk jeni ju, janë njerëzit. Nëse keni një aksion që nuk përfundon me frymëzimin, bashkimin dhe ndërgjegjësimin që këta njerëz të protestojnë dhe të votojnë kundër kësaj qeverie….

Alfed Lela: Neritan, nuk i heq asnjë presje asaj fryme kritike dhe e kuptoj që e keni në të mirë të vendit. Por opozitës në këto kushte i intereson taktikisht dhe simbolikisht që t’u tregojë edhe komentatorëve politikë dhe opinionit publik se e ka vënë këtë maxhorancë kur buxhetin prej 7 miliardë eurosh e detyron ta kalojë kacakshe për 4 minuta. Kjo për mua simbolikisht është fitore. Jam dakord me ty, por është një hap taktik. Armët nuk i marrim dhe nuk duam t’i marrim, ka ngelur vetëm dhuna simbolike. Përpjekja për të ngritur 8 komisione parlamentare, ide është, 60 projektligje të refuzuara ide janë. Ligjvënësit s’do të bëjnë libra.

Neritan Sejamini: E di çfarë zbulova te buxheti? Qeveria ka rritur parashkimin për planin e të ardhurave nga shtresa e mesme, profesionistët e rinj. Të ardhurat që do të merren nga avokatët, arkitektët, mjekët që kanë licensë, i ka rritur me 16 për qind, ndërkohë që ka ulur me 9 për qind planin për tatimin mbi fitimin e bizneseve. Pra bizneset e mëdha të Shqipërisë do të paguajnë më pak dhe shtresa e mesme do të paguajë më shumë. Unë do të doja që opozita ta kishte ngritur këtë çështje me të madhe. Kjo qeveri po rrjep, po shkatërron shtresën e mesme për ata 3-4 oligarkë, që do të paguajnë më pak taksa. Kjo i intereson më shumë një qytetari si puna ime, që jam shtresë e mesme se sa të shikoj këto taktika që ju patët sot në kuvend.

Alfred Lela: Opozita jashtë parlamentit, ka bërë dy tryeza të zgjeruara për buxhetin, pra e ka bërë detyrën e vet.

Neritan Sejamini: E di si janë këto tryeza për mua? Është e njëjta siç kam parë në vitin 1991. Janë të njëjtët persona. Ulen atje, vjen Doktori flet ai shumicën e kohës, nja dy-tre servilë bëjnë disa komplimente, shahet qeveria dhe iket. Unë po them ide të reja, jo këto të vjetrat.

Alfred Lela: Ka disa njerëz që formalisht i bëjnë detyrat, opozicionin, në të gjitha mënyrat.

Aktualitet

EMRAT/ Mashtronin qytetarët dhe u merrnin kredi, masa arresti për 3 punonjës të fondit “Besa”

Prokuroriria e Tiranës ka leshuar 4 masa sigurie “arrest në shtëpi” dhe një masë sigurie “arrest me burg” për 1 person, të cilët akuzohet se mashtronin qytetarët dhe merrnin kredi në emër të tyre.

Më konkretisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deceiver”, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasit:

  • Majlinda Demollari, 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”
  • Lindita Ndroqi, 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, në bashkëpunim
  • Linda Peci, 39 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim
  • Eros Aliu, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim

Gjithashtu, është lëshuara masa e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin, Ledio Vrapi, 34 vjeç, banues në Gjermani, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, por që nuk është kapur ende nga Policia dhe është shpallur në kërkim.

“Shtetasi Ledio Vrapi, dyshohet se ka mashtruar shtetas të ndryshëm duke ju thënë se i nevojiteshin të dhënat e tyre për të çelur llogari bankare dhe për të tërhequr shuma parash nga banka, në mënyrë që ai të mos tërhiqte vëmendjen e autoriteteve shtetërore. Pas çeljes së llogarive dhe tërheqjes së parave, ai i ka dhënë secilit shtetas nga 50 000 lekë si shpërblim.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Ledio Vrapi me anë të fotove të kartave të identitetit të këtyre shtetasve ka marrë kredi pranë disa institucioneve financiare, shuma parash që variojnë nga 5-7 milionë lekë të vjetra, të cilat janë transferuar në numrat e llogarive të shtetasve dhe pas tërheqjes janë përvetësuar nga shtetasi Ledio Vrapi

Në këtë veprimtari të paligjshme është përfshirë edhe noterja Majlinda Demollari, e cila dyshohet se ka kryer noterizimin e kontratave me palë shtetas që nuk kanë qenë të pranishëm dhe që nuk i kanë nënshkruar këto kontrata dhe për të cilët janë paraqitur të dhëna të rreme lidhur me adresat e banimit dhe të dhënave të tjera.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Lindita Ndroqi, Linda Peci dhe Eros Aliu janë punonjës të fondit “Besa” me të cilët ka bashkëpunuar Ledio vrapi, si dhe me noteren Majlinda Demollari

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona duke përdorur gënjeshtrën dhe shpërdorimin e besimit, kanë përvetësuar shumat e kredive të marra nga 11 persona që kanë bërë kallëzim penal duke i mashtruar dhe duke ju përvetësuar shumat monetare.

Shtetasi Ledio Vrapi ka shtyrë të dëmtuarit nga kjo veprimtari kriminale që të hapnin llogari bankare në emër të tyre, ku janë transferuar shumat monetare të marra nëpërmjet kredive bankare. Po kështu, shtetasi Ledio Vrapi nëpërmjet gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit për personat e dëmtuar dhe pa dijeninë e tyre, ka bërë të mundur realizimin e dosjeve të kredisë dhe kontratave të kredise, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, duke bërë të mundur çeljen e kredive, disbursimin dhe transferimin e shumave monetare në llogaritë bankare të personave të dëmtuar, tërheqjen e shumave dhe përvetësimin e tyre.

Në kryerjen e këtyre veprimeve, shtetasi Ledio Vrapi, ka bashkëpunuar me shtetasit Eros Aliu. dhe Linda Peci., të cilët kanë qënë punonjës të shoqërisë ‘Fondi Besa’ sh.a, që kanë qënë në cilësinë e oficerit të kredisë, në lidhje me personat e dëmtuar. Po kështu, ka bashkëpunuar edhe me shtetasen Lindita Ndroqi e cila ka qënë përgjegjëse e zyrës përkatëse të ‘Fondi Besa’ sh.a, që ka patur në varësi dy punonjësit e mësipërm.

Personat e dëmtuar nuk janë paraqitur ndonjëherë në zyrat e institucionit financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, nuk kanë nënshkruar ndonjë dokument për marrjen e kredive, nuk kanë nënshkruar kontratat noteriale për marrjen e kredive, nuk kanë pasur dijeni në lidhje me ekzistencën e kredive në emër të tyre. Punonjësit e institucionit financiar ‘Fondi Besa’ sh.a kanë qënë plotësisht në dijeni të faktit se personat e dëmtuar nuk janë paraqitur në zyrat e tyre, për të aplikuar për kredi dhe për të dorëzuar dokumentacionin e kredisë, por kanë plotësuar dosjen e aplikuesve me dokumente me përmbajtje të falsifikuar.

Sa më sipër, ekzistojnë prova të mjaftueshme se shtetasi Ledio Vrapi në bashkëpunim me shtetaset Lindita Ndroqi,.,Eros Aliu. dhe Linda Peci kanë krver veprën penale të “Mashtrimit”, me pasoja të rënda dhe të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 143/3 dhe 25 të Kodit Penal.

Po kështu, ekzistojnë prova të mjaftueshme se shtetasja Majlinda Demollari., në cilësinë e Noteres, ka kryer veprën penale të ‘Falsifikimi i dokumenteve’, nga personi që e ka për detyrë, në 11 raste, të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal.

Continue Reading

Aktualitet

LISTA / Këto 20 qytete shqiptare do të pajisen me kamera inteligjente dhe do monitorohen 24 orë

Njëzet qytete të vendit do të pajisen me një sistem kamerash inteligjente me qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës e pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor.

Sipas ‘Tv Klan”, janë 20 qytetet ku do të instalohen këto pajisje, të cilat do jenë funksionale 24 orë.

Në 5 prej qyteteve, konkretisht Kamëz, Vlorë, Lezhë, Rrëshen dhe në një pjesë të Tiranës ka nisur instalimi i kamerave inteligjente.

Kamerat inteligjente me rezolucion të lartë funksionojnë edhe në audio dhe mundësojnë pamje të qarta edhe për persona të dyshuar që lëvizin në këmbë apo me automjet.

Qytetet e përcaktuara për të qenë pjesë e projektit “Smart City” janë përzgjedhur nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit bazuar në nivelin e kriminalitetit që ato kanë.

Projekti për monitorimin me kamera inteligjente të 20 qyteteve do të kushtojë në total 60 milionë Euro, ku një pjesë e konsiderueshme e vlerës do të mundësohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lista e plotë e qyteteve që do të përfshihen nga projekti “Smart City”

Qytetet pjesë e projektit “Smart City”:

Tiranë
Durrës
Kamëz
Kavajë
Krujë
Laç
Lezhë
Rrëshen
Shkodër
Elbasan
Pogradec
Korçë
Lushnje
Fier
Berat
Vlorë
Sarandë
Gjirokastër
Peshkopi
Kukës

Continue Reading

Aktualitet

Të shtëna me armë në një bar në Pensilvani, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur

Të shtëna me armë  janë raportuar në një bar në periferi të Pittsburgh, Pensilvani ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Policia tha se i është përgjigjur një kërkese për ndihmë në orët e para të mëngjesit në Ballers Hookah Lounge dhe Cigar Bar në Penn Hills.

Viktimat janë një burrë dhe një grua. Të plagosurit janë transportuar në spital, një prej të cilëve është në gjendje kritike për jetën.

Sipas informacioneve, ka nisur një sherr mes disa personave duke agravuar në përdorimin e armëve.

Ndërkohë policia ka arrestuar një të dyshuar.

Continue Reading

Aktualitet

Pse vriten gratë? Për dreq, njësoj si Alma në të njëjtin vend, në Bunë, në të njëjtën datë

Nga Monika Stafa

Dje pasdreke, një tjetër grua u hodh në lumë.

Në Bunë. Në Shkodër.

‘Fluturimi’ i Almës për të cilën kisha shkruar tamam në nisje të muajit maj, nuk e kish ulur pezmin e rëndë të dhimbjes po në atë anë të Bunës.

I njëjti dëshpërim.

I njëjti trishtim.

E njëjta përbuzje. E së njëjtës gjini. Në po të njëjtin vend.

Për dreq, në të njëjtën datë.

Po pse gratë vriten më së shumti?

Cila është ajo arsye jashtë detyrave të së përditshmes, kënaqësisë që të jep bashkësia, që u jep forcën e këtij veprimi kriminal ndaj jetës së tyre?

Përse ato mohojnë jetën para urtësisë së mendimit? Paqtësisë që të jep ulësia hyjnore?

Cili është ai çast që ua shkund arsyetimin duke bërë që zgjidhje dot mos të gjejnë? Dhe në fund përse gratë, ato që kanë rolin edukator kryesues në familje, veçanërisht ato, shkojnë drejt suicidit të pakthyeshëm?

Ne nuk duhet të harrojmë se çdo familje, çdo grua ashtu si dhe çdo burrë është pjesë e shtetit. Ndërsa ata vetë janë pjesë e familjes. E derisa të gjithë bashkë gëzojnë tipare dhe veçoritë e tyre përkatëse në raport me tërësinë, atëherë është e domosdoshme harmonizimi i edukimit të fëmijëve dhe i grave me formën e rregullimit shtetëror.

Sepse për të ndërtuar një shtet të mirë, është e rëndësishme që edhe gratë dhe fëmijët të bëhen të mirë.

Dhe kjo padyshim është shumë e rëndësishme sepse gratë përbëjnë gjysmën e njerëzve të lirë, kurse fëmijët do jene ata, që nesër do jenë anëtarët e kësaj bashkësie shtetërore.

Ndaj dhe kjo është vetëm një prej formave më të mira të rregullimit shtetëror.

A duhet t’i kemi ato më shumë në kujdes?

Continue Reading

Aktualitet

A solli Heidi një shembull të mirë këtë “BB”?/ Ja ç’thotë Ori Nebijaj

Në takimin e fundit të të gjithë banorëve të edicionit të tretë të “BBV”, pati debate të ashpra mes tyre. Shumica e banorëve komentuan dhe sjelljen e Heidit, pëe të cilën u shprehën se ka qenë e ftohtë dhe skuthe.

Sakaq, ndryshe nga mendimi i ish-banorëve ka qenë opinionistja Ori Nebijaj, e cila ka dedikuar disa rreshta për Heidin. Ajo u shpreh se Heidi ka dhënë një shembull të mirë në këtë edicion, nuk bëhej pjesë e fjalëve që mund të kritikohej por qëndori aty dhe nëse donte të argumentonte me inteligjencë një argument

“Unë absolutisht mendoj që Heidi ka dhënë një shembull të mirë në këtë BBV por mendoj që nuk e pati të vështirë. Mendoj se kjo ka qenë pjesë e nuhatjes dhe inteligjencës së saj që të luante pikërisht në rolin e mbrojtjes së polit pozitiv, që nuk sulmonte e para, që nuk denigronte, që nuk bëhej pjesë e fjalëve që mund të kritikohej por qëndori aty dhe nëse donte të argumentonte me inteligjencë një argument, e bënte përndryshe thjesht me një përtoj.

Nga ana tjetër, patjetër që e kishte luksin ta bënte këtë gjë pasi kishte edhe romancën që donte, s’donte e ndihmonte të ishte pjesë e situatave në shtëpi. Të qënurit finaliste në polin pozitiv, në nëj Big Brother që të gjithë luftuan fortë që të kapnin finalen, mendoj që ishte aq sa zgjuari, nuhatje edhe rrethanë”.- është shprehur Ori.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING