Politike

Alibeaj: Rama përfiton nga çoroditja e PD

TIRANË– Kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar 3 prioritetet e aksionin opozitar në sesionin e ri parlamentar, pika këto të pa dakordësuara me grupin e Sali Berishës. Në përfundim të mbledhjes me deputetët që e rikonfirmuan si kryetar grupi, Alibeaj ka bërë me dije se do të çojë në Gjykatën Kushtetuese bordet për rregullimin e çmimeve, teksa nuk ka nguruar që të përçojë edhe mesazhe për pjesën tjetër të PD-së, që vijon të jetë e ndarë. Ai tha se prioritet e tyre do të jetë forcimi i marrëdhënieve me SHBA-në.

“Prandaj propozojmë prioritetet tona si grup parlamentar për sesionin e ri parlamentar, bazuar në tre shtylla kryesore:
I.    Reforma legjislative;
II.    Mbrojtja e interesit të qytetarëve;
III.    Kontrolli parlamentar”, tha Alibeaj.

Kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se nesër çdo të çojnë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin si antikushtetues të dy ligjeve mbi bazën e të cilave funksionon Bordi i paracaktimit të cmimit të naftës, benzinës dhe gazit.

“Për këtë arsye, dua të informoj opinionin publik se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka përgatitur dhe ditën e nesërme do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për shfuqizimin si antikushtetues të dy ligjeve mbi bazën e të cilave funksionon Bordi i paracaktimit të cmimit të naftës, benzinës dhe gazit”, tha Alibeaj.

Alibeaj: Rama përfitoi nga çoroditja e PD, mbajti në sirtar paketën për kontrollin e pastërtisë së figurës

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka sqaruar se një tjetër prioritet i PD do të jenë Reformat Antikorrupsion dhe luftën ndaj Krimit të Organizuar. Alibeaj shtoi se Rama përfitoi nga çoroditja e PD, dhe mbajti në sirtar paketën për kontrollin e pastërtisë së figurës.

“Rreziku permanent në 32 vite poskomunizëm në Shqipëri është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Është korrupsioni që ka bllokuar zhvillimin ekonomik të vendit. Është korrupsioni dhe krimi i organizuar që ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë. Është korrupsioni dhe krimi i organizuar që rrezikon sigurinë kombëtare të vendit. Është korrupsioni dhe krimi i organizuar që mban ende në këmbë sistemin e kalbur të tranzicionit shqiptar. Prej kohësh raportet ndërkombëtare flasin në një zë se vendi jonë është më i korruptuari në Rajon dhe Europë dhe reklama e vetme për Shqipërinë mbetet fuqizimi i krimit të organizuar.

1 vit më parë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një paketë të plotë për kontrollin e pastërtisë së figurës dhe integritetit të zyrtarëve të lart. Duke përfituar edhe nga çoroditja e opozitës, Edi Rama e ka mbyllur atë në syrtar, duke mos lejuar avancimin e kësaj reforme të shumëpritur nga qytetarët.

Etja për pushtet e pasuri e 250 shqiptarëve, që përbëjnë edhe rrethin e zyrtarëve të lart të shtetit, nuk mund të mbajë peng të ardhmen e 3 milion shqiptarëve të tjerë. Interesi dhe rehatija e 250 shqiptarëve, nuk mund të lë pa shprese e besim 3 milion shqiptarë të tjerë. Korrupsioni nuk është retorikë boshe e politikës që e sjell në vëmeëndje të publikut sa herë lufta politike e ditës ia kërkon. Korrupsioni nënkupton pasurim të paligjshëm të 250 zyrtarëve të lart, korrupsioni përkthehet në jetë luksi të 250 zyrtarëve të lart, korrupsioni shfaqet në pasuritë e pajustifikuara dhe të fshehura të 250 zyrtarëve të lart, korrupsioni vërehet tek lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Për pasojë luftohet, jo përmes retorikës boshe dhe sulmit ndaj institucioneve të drejtësisë, por duke i ngarkuar me ligj organet e drejtësisë, duke i vënë në dispozicion mekanizimin e duhur ligjor, që ti japin fund etjes për pushtet dhe pasurim të paligjshëm të 250 zyrtarëve të lart.

Shqipëria ka nevojë emergjentë për drejtësi, shqiptarët janë të etur për llogaridhënie. Pandëshkueshmëria, paprekshmëria e qeveritarëve, zyrtarëve të lart, bizneseve pranë tyre dhe krimit të organizuar janë arsyeja e vetme pse shqiptarët sot kanë humbur shpresën dhe besimin. Tanimë është koha që SPAK të veprojë dhe të mos ketë më asnjë alibi. Ne do të mbështesim cdo propozim që e forcon SPAK, që con përpara zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe shmang kapjen politike të drejtësisë”, tha Alibeaj.

Në mbledhjen me deputetët që e kanë rifonfirmuar si kryetar grupi, Enkelejd Alibeaj nuk ka lënë pa dërguar sinjale për PD-në e Berishës. Ai tha se kjo forcë politike do të vijojë që të ketë si qëllim kryesor forcimin e marrëdhënieve me SHBA. Sipas tij, nëse PD-ja do të përplaset me aleatin më të madh të shqiptarëve, atëherë do të vuloste regjimin e Ramës.

“Proçesi integrimit ka kaluar në një tjetër fazë dhe do të duhet një kontroll më serioz dhe i saktë nga ana e Kuvendit. Ndaj do të ngremë një grup pune dhe propozime konkrete nga ekspertët për të ecur me ritmet e duhura në procesin e integrimit europian. Integrimi europian është prioritet kombëtar, dhe për të cilin duhet të punojmë çdo ditë, për ta çuar përpara dhe për të qenë sa më parë pjesë e familjes europiane.

Njëkohësisht do të angazhohemi në ndihmën për Kosovën dhe futjen e saj në institucionet ndërkombëtare, si dhe stabilitetin në Rajon, një proces që duhet të koordinohet jo vetëm në mënyrë bipartiake, gjithëpërfshirëse, por vecanërisht në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Ruajtja dhe forcimi i partneritetit strategjik me SHBA, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe, për Grupin Parlamentar të PD është prioritet në mbrojtje të interesit tonë kombëtar. Vendosja në një kurs përplasje të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe, nuk do të ishte vetëm devijim nga misioni properëndimor i Partisë Demokratike që nga krijimi, por edhe një rrugë e sigurt për të cimentuar regjimin antidemokratik dhe antiperëndimor të Edi Ramës”, tha Alibeaj.

Kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj tregon prioritet e aksionin të tyre opozitar.

“Ne ishim në një konflikt me vetën që sh fokusoi aksionin opozitar është momenti që të fokusohemi vetëm te problemet e qytetarëve, zgjidhja është rruga për t’i bindur shqiptarët që zgjidhja jonë është e duhur, arroganca e qeverisë mposhtet me ofertë, jo retorikë boshe, me distancimi real, jo me selektivitetin dhe lojëra interesash, propozoj prioritetet tona, në 3 shtylla kryesore, reforma legjislative, mbrojtja e qytetarëve, kontrolli parlamentar. I pari është reforma zgjedhore dhe territoriale, prioritet mbyllja e këtyre 2 reformave. Janë thelbësore për mbrojtjen e interesave. E dyta, dekomunistizimi i shoqërisë.

Kush janë deputetët demokratë që iu përgjigjën thirrjes së Alibeajt për mbledhje

16 deputetë i janë përgjigjur kërkesës së Enkelejd Alibeaj për të zhvilluar mbledhje në Kryesinë e Kuvendit vetëm pak orë para nisjes së seancës plenare.
  1. 1-Zheni Gjergji
  2. 2-Dhurata Çupi
  3. 3-Arbi Agalliu
  4. 4-Saimir Korreshi
  5. 5-Gazment Bardhi
  6. 6-Dashnor Sula
  7. 7-Flutura Acka
  8. 8-Selaudin Jakupllari
  9. 9-Enkelejd Alibeaj
  10. 10-Kreshnik Çollaku
  11. 11-Andia Ulliri
  12. 12-Flamur Hoxha
  13. 13-Eralda Tase Bane
  14. 14-Agron Gjekmarkaj
  15. 15-Helidon Bushati
  16. 16-Bledjon Nallbati

TRENDING

Exit mobile version