Bota
Ambasada e SHBA në Tiranë jehonë fjalimi të Trump në OKB: Epokën e Artë të Amerikë

Presidenti Donald Trump mbajti dje një fjalim që tërhoqi vëmendje të gjerë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke shkaktuar reagime në mbarë botën. Një pjesë e deklaratës së tij është publikuar edhe nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Në fjalën e tij, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara po jetojnë “Epokën e Artë të Amerikës”, duke theksuar se vendi është i bekuar me ekonominë më të fuqishme, ushtrinë më të fortë, miqësi të qëndrueshme dhe shpirtin më të fuqishëm në botë.
“Amerika është e bekuar me EKONOMINË më të fuqishme, KUFIRIN më të fortë, USHTRINË më të fuqishme, MIQËSITË më të qëndrueshme dhe SHPIRTIN më të fortë nga çdo komb tjetër në faqen e tokës. Kjo është me të vërtetë Epoka e Artë e Amerikës”, u shpreh Presidenti Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

