Connect with us

Bota

Amerika voton/ Diferencë e vogël mes kandidatëve…Trump: Po përpiqen të na vjedhin

 

Gara mes Donald Trump dhe Joe Biden po sjell rezultate më të qarta dhe një diferencë të vogël. Kandidati Joe Biden ka marrë deri më tani sipas projeksioneve 223 vota elektorale, kundrejt 212 të Trump, ç’ka tregon se ai është në avantazh.

Biden ka marrë shtete si Virginia, Maryland, Vermont, Nju Jork, Masaçusets, Konektikat, Ilinois, Neë Mexico dhe Kolorado teksa kryeson dhe në Karolinën e Veriut, Pensilvani, Kansas, Missouri, Minnesota

Nga ana tjetër Trump e filloi mirë garën duke ‘blinduar’ dy shtetet që historikisht kanë votuar për republikanët, Kentucky, Indiana dhe Karolina Jugore, por edhe Oklahoman, Missisipin, Alabaman, Tennesseen, Nebraskan, Virxhinian Perëndimore, Wyoming.

Votat sipas vendeve dhe kush kryeson:

Në Pennsylvania janë numëruar 61% e votave, kryeson Trump me 56.9%

Në Washington janë numëruar 87% e votave, kryeson Biden me 60.9%

Në California janë numëruar 62% e votave, udhëheq Biden me 68.1%

Në Louisiana janë numëruar 87% e votave, kryeson Trump me 61.4%

Në Illinois janë numëruar 64% e votave, udhëheq Biden me 55.7%

Në Michigan janë numëruar 54% e votave, kryeson Trump me 54%

Në Arizona janë numëruar 76% e votave, udhëheq Biden me 53.6%

Në Neë York janë numëruar 82% e votave, udhëheq Biden me 58.6%

Në Arkansas janë numëruar 93% të votave, kryeson Trump me 62.7%

Në Oklahoma janë numëruar 95% e votave, udhëheq Trump me 65.4%

Në Colorado janë numëruar 86% e votave, kryeson Biden me 56.3%

Në Tennessee janë numëruar 99% e votave, kryeson Trump me 61.1%

Në Georgia janë numëruar 81% e votave, kryeson Trump me 53%

Në Kansas janë numëruar 86% e votave, udhëheq Trump me 56.2%

Në Karolinën e Veriut janë numëruar 95% e votave, kryeson Trump me 50.1%

Në Vermont janë numëruar 92% e votave, kryeson Biden me 65.3%

Në Ohio deri më tani janë numëruar 89% e votave, kryeson Trump me 53.3%

Në Virginia janë numëruar 80% të votave, Trump udhëheq Biden me 49%

Florida janë numëruar 96% të votave, Trump 51.2%, Biden 47.8%

Në Kentucky janë numëruar 96% e votave, kryeson Trump me 62.7%

Në Indiana janë numëruar 80% e votave, kryeson Trump me 59.1%

Në Texas janë numëruar 91% e votave, Trump udhëheq me 52.3%

Joe Biden i cili deri më tani kryeson në vota përballë kandidatit të tij Donald Trump në zgjedhjet në SHBA, ka bërë një deklaratë ku shprehet se është optimist dhe se ka marrë shenja pozitive në disa shtete. Ndërkaq ai shton se është në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje.

Ne e dinim se vota e hershme do të zgjasë disi procesin por dua tu garantoj se çdo votë që keni hedhur do të numërohet. Ne do të ndihemi mirë në pozicionin që jemi tani. Kemi marrë senja pozitive në shumë shtette në Arizona, dhe jemi  në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje. Edhe pse mund të zgjasë numërimi i votave ai thekson se ne mund të fitojmë në Pesnilvani.

Ne mund të marrim rezultate. Rezultatet e fituesve të zgjedhjeve mund të vijnë deri nesër në mëngjes. Dua të falenderoj të gjithë qytetarët që u paraqitën në qendrat e votimit dhe shprehën mendimin e tyre. Jam shumë mirënjohës për punën e mrekullueshme të gjithë skudrës që ndihmuan në këtë fushatë. Sa herë vizitoj qytetin tim të lindjes njerëzit më ndalojnë dhe më thonë ruaje besimin dhe ki besim se mund të fitosh”, tha ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Donald Trump në një kohë që konkurrenti i tij Joe Biden ka bërë një deklaratë për media ku u shpreh se është drejt fitores.

Trump i cili deri më tani është në disavantazh, në reagimin që ka bërë, shkruan se ai është shumë lart, por sipas tij pala tjetër po përpiqet që të vjedhë zgjedhjet. Ndërkohë paralajmëron se do bëjë një deklaratë të madhe.

“Ne jemi shumë lart, por ata po përpiqen të Vjedhin Zgjedhjet. Ne kurrë nuk do t’i lejojmë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi të mbyllen Sondazhet! Unë do të bëj një deklaratë sonte. Një fitore e madhe”, shkruan ai.

Joe Biden i përgjigjet Donald Trump pasi ky i fundit akuzoi se po vidhen zgjedhjet. Biden shkruan se nuk i takon atij dhe as Trump që të shpallë fituesin por votuesve.

“Ndihemi mirë për vendin ku jemi. Ne besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje.

Nuk më takon mua dhe as Donald Trump për të shpallur fituesin e këtyre zgjedhjeve. I takon votuesve”, shkruan ai.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *