Bota
Amerika voton/ Protestuesit përleshen para Shtëpisë së Bardhë (VIDEO) Diferencë e vogël mes kandidatëve
Zgjedhjet në SHBA/ Protestuesit përleshen para Shtëpisë së Bardhë
Në mbyllje të procesit të votimit dhe nisjes së numërimit protestuesit zbritën në rrugë në Washington, ku u panë skena të tensionuara.
Qindra protestues marshuan nëpër rrugët e Kapitolit, duke bllokuar trafikun dhe ndezën fishekzjarre. Disa brohorisnin: “Nëse nuk marrim drejtësi, ata nuk marrin paqe!”
Demonstratat herë pas herë u shoqëruan edhe me përleshje dhe konfrontime jashtë Shtëpisë së Bardhë. Tre persona u arrestuan, raportojnë mediat amerikane.
Protesta të shpërndarja u raportuan edhe në Los Angeles, California; Karolina e Veriut; Portland, Oregon dhe New York City.
Gara e fortë mes Donad Trump dhe Joe Biden për zgjedhjet presidenciale ka sjellë një përplasje “alla shqiptarçe” mes tyre.
I pari që reagoi pas mbylljes së votimeve ka qenë Joe Biden i cili u shpreh optimist duke thënë se është në rrugën e fitores. Kjo deklaratë e Biden krah të shoqes ka sjellë menjëherë reagimin e Donald Trump i cili e sulmoi me akuza se ai po tenton që të vjedhë zgjedhjet. Ndërkaq parlajmëroi se më vonë do të ketë dhe një deklaratë.
Akuzat e tij nuk i la pa përgjigje as Biden. Ai tha se fituesin nuk e shpall as ai as Trump por votuesit. Nga ana tjetër ka reaguar dhe vetë “Twitter” duke vendosur të fshehë deklaratën e Trump pasi sipas tyre ka një përbajtje dyshuese për mashtrim e cila prek procesin e zgjedhjeve.
Por Trump nuk e ka lënë me kaq pasi në deklaratën e parë pas mbylljes së votmeve e ka quajtur një turp për SHBA që një pakicë njerëzish po vjedhin votat e miliona amerikanëve.
Presidenti aktual Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë për media ku nuk ka ndalur akuzat ndaj palës kundërshtare duke thënë se po vidhen votat.
Teksa u shpreh i bindur se i ka fitruar këto zgjdhje tha se po bëhet një grabitje e madhe e kombit me votat dhe për këtë do të shkojë në Gjykatën e Lartë.
“Rezultatet e sotme kanë qenë fenomale. Qytetarët amerikanë u janë drejtuar në numër rekord qendravetë votimit dhe kjo është një shenjë e mirë. Kemi fituar Ohajon. Kemi fituar Teksasin me diferencë prej 700 mijë vota. Kemi fituar në Goergia.
Ne jemi shumë para në vota dhe ata nuk kanë mundësi të na tejkalojnë. Dikush tha se ka fituar, dhe ndoshta edhe mund të fituarm por ama ka shumë vota që duhen numëruar atje dhe jan në favorin tonë.) Bëhet fjalë për Arizonan ku Biden ka deklaruar se ka fituar. ( Ka pasur ndryshime votash në momentin e fundit. Por me e rëndësishme është se ne jemi duke fituar Pensilvaninë me numër të madh votash. Ata janë sh7umë larg me 64%të votave të numëraua do jetë e pamundur të na mundin në Pensilvbani
Guvernatori i teksasit ka bërë një punë të mrekullueshme, ai më telefonioi dhe më uroi. Ne fituam. Askush se ka parë këtë. Kemi fituar shumicën e votave në Michigan,. Ishte një natë e shkëlqyer. Kemi fituar shtetet e rëndësishme. Çfarë ndodhi me këto zgjedhje. E di çfarë ndodhi? Ata e dinin se nuk mund të fitonin dhe thanë le të shkojmë në gjykatë. E kisha parashikuar unë këtë. E kisha ditur që nga dita që do të çonin në gjykatë. Florida ishte një fitore e jashtëzakonshme. Teksasi gjithashtu. Ohajo. Një ditë e shkëlqyer. Unë e dua shumë ohajon. Rreth 500 mijë vota më shumë në karolinën e veriut.
Pastaj gjithçka ndaloi dhe kjo është grabitje ndaj popullit amerikan. Është turp. Ne i kemi fituar këto zgjedhje. Ne do sigurohemi për integritetin. Po bëhet një grabitje e madhe në kombin tonë. Ne duam që këto vota të përdoren në mënyrën e duhur. Ne do të shkojmë në Gjykatën e Lartë dhe duam që votimi të mbarojë. Nuk duam më vota të hedhura në 4 të mëngjesit. Kjo është e turpshme”, tha Trump.
Gara mes Donald Trump dhe Joe Biden po sjell rezultate më një diferencë të vogël. Kandidati Joe Biden ka marrë deri më tani 238 vota elektorale, kundrejt 213 të Trump, ç’ka tregon se ai është në avantazh.
Biden ka marrë shtete si Virginia, Maryland, Vermont, Nju Jork, Masaçusets, Konektikat, Ilinois, Neë Mexico dhe Kolorado teksa kryeson dhe në Karolinën e Veriut, Pensilvani, Kansas, Missouri, Minnesota.
Nga ana tjetër Trump e filloi mirë garën duke ‘blinduar’ dy shtetet që historikisht kanë votuar për republikanët, Kentucky, Indiana dhe Karolina Jugore, por edhe Oklahoman, Missisipin, Alabaman, Tennesseen, Nebraskan, Virxhinian Perëndimore, Wyoming.
Votat sipas vendeve dhe kush kryeson:
Në Pennsylvania janë numëruar 61% e votave, kryeson Trump me 56.9%
Në Washington janë numëruar 87% e votave, kryeson Biden me 60.9%
Në California janë numëruar 62% e votave, udhëheq Biden me 68.1%
Në Louisiana janë numëruar 87% e votave, kryeson Trump me 61.4%
Në Illinois janë numëruar 64% e votave, udhëheq Biden me 55.7%
Në Michigan janë numëruar 54% e votave, kryeson Trump me 54%
Në Arizona janë numëruar 76% e votave, udhëheq Biden me 53.6%
Në Neë York janë numëruar 82% e votave, udhëheq Biden me 58.6%
Në Arkansas janë numëruar 93% të votave, kryeson Trump me 62.7%
Në Oklahoma janë numëruar 95% e votave, udhëheq Trump me 65.4%
Në Colorado janë numëruar 86% e votave, kryeson Biden me 56.3%
Në Tennessee janë numëruar 99% e votave, kryeson Trump me 61.1%
Në Georgia janë numëruar 81% e votave, kryeson Trump me 53%
Në Kansas janë numëruar 86% e votave, udhëheq Trump me 56.2%
Në Karolinën e Veriut janë numëruar 95% e votave, kryeson Trump me 50.1%
Në Vermont janë numëruar 92% e votave, kryeson Biden me 65.3%
Në Ohio deri më tani janë numëruar 89% e votave, kryeson Trump me 53.3%
Në Virginia janë numëruar 80% të votave, Trump udhëheq Biden me 49%
Florida janë numëruar 96% të votave, Trump 51.2%, Biden 47.8%
Në Kentucky janë numëruar 96% e votave, kryeson Trump me 62.7%
Në Indiana janë numëruar 80% e votave, kryeson Trump me 59.1%
Në Texas janë numëruar 91% e votave, Trump udhëheq me 52.3%
‘Mail voting’ vendimtare në shpalljen e fituesit në SHBA, më shumë se 80 milionë fletë votimi
“Mail voting”, mundësia për të votuar për zgjedhjet presidenciale amerikane nëpërmjet një dokumenti të dërguar me postë është bërë në këto momente vendimtare, ashtu siç në fakt supozohej. Janë të paktën 84 milionë amerikanë që kanë zgjedhur këtë mënyrë votimi për të dhënë verdiktin e tyre.
Pak më parë Trump në deklaratën e tij kur tha se nuk i do votat në 4 të mëngjesit e kishte pikërisht për ‘mail voting’ pasi ai ka frikë nga vjedhja e votës.
Gjithçka ka të bëjë me US Postal Service (Usps), agjencia që merret me dorëzimin e votave nëpërmjet postës. Kësisjoj “Mail voting” ka hyrë në sy të ciklonit edhe për shkak të rrezikut të vonesave me postën, një polemikë e cila është kritikuar edhe nga Dem.