REAGIM
Andi Bushati replikon me Ramën
Gazetari Andi Bushati tha se ikjet masive në Shqipëri kanë nisur në 10-vjeçarin e fundit.
“Në 10-vjeçarin e fundit, Shqipëria u bë vendi i kërkimit të azilantëve, jo të emigrantëve që ia kaloi Sirisë dhe Afganistanit që janë në luftë dhe padyshim që po t’i futemi analizës njerëzit ikin dhe pse s’ka një opozitë që jep shpresë dhe pse nuk shohin një të nesërme në këtë vend, pra nuk mund të përmblidhet te një njeri i vetëm, ama fakti është se ikjet masive përkojnë me ardhjen e Rilindjes në pushtet, ky është fakt,” – u shpreh Bushati.
Bushati ironizoi deklaratën e kryeministrit Rama i cili tha se “këta hanë mollë e dardha” duke iu referuar këtu vjedhjeve nga politikanët e krahut të majtë, duke nënkuptuar këtu se ai nuk është në dijeni.
“Ky kur i kontrollojnë SPAK-un nuk di gjë, kur i vjedh Ter Koka me Ben Ahmetajn ky s’di gjë. Ti në punën tënde dhe unë në punën time kur nuk kuptojmë gjë se ç’bëjnë ata që kemi poshtë, ndoshta jemi njerëz të ndershëm, por s’jemi për atë punë dhe ikim se në qoftë se je atje dhe të vjedhin, të kontrollojnë SPAK-un dhe ti flet me Shinakun [Sunak] si e ka ai, atëherë rri kot o zotëri, por në fakt ai nuk rri kot dhe të gjitha i kontrollon vetë, të gjitha i vjedh vetë,” – u shpreh Bushati.
Sipas tij, Rama i ka shpërndarë lekët e vjedhura me Tony Blair e të tjerë.