Connect with us

Aktualitet

Anija mbytet në liqen/ Marrëveshja e Ohrit mund të dështojë – Shkrim nga NTV | Editorial NTV.AL

Kryeministri Albin Kurti pak ditë para takimit të Ohrit ka replikuar në distancë me Emisarin e BE’së Miroslav Lajçak, i cili të martën në Beograd deklaroi se s’ka marrëveshje pa Asociacion. Kur iu përgjigj kësaj deklarate, Kurti tha se Serbia është ajo që insiston për Asociacionin duke ia përmendur edhe emrin e moçëm “Zajednicë”, ndërsa paralajmëroi negociata edhe pas Ohrit. Por, ky nuk është dallimi i vetëm mes tyre. Kryeministri rikujtoi se ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë propozimin europian më 27 shkurt, por Lajçak gjatë vizitës në Kosovë e bëri të qartë se “dokumenti është i pandashëm dhe s’mund të nënshkruhet pa planin e zbatimit”. Pas pranimit të propozimit europian në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, Perëndimi ka tentuar ta ruajë momentumin e krijuar në Selinë e BE’së, duke i nxitur pothuaj për çdo ditë palët me anë të deklaratave të ndryshme, që më 18 mars në Ohër të pajtohen edhe për Planin e Zbatimit. Kanë reaguar përfaqësues të shumë shteteve, ambasadorë në Kosovë e Serbi, ish – diplomatë dhe figura të ndryshme që janë marrë me Ballkanin dhe problemin Kosovë -Serbi duke e përshëndetur progresin në Bruksel. Siç ishin dakorduar në takimet me Borell, Kurti e Vuçiq ejanë takuar me emisarin Lajçak, i cili ka pasur për detyrë t’i mbledhë pikëpamjet e palëve dhe vizionin e tyre për implementimin e marrëveshjes. Lajçak këtë e ka bërë javën që shkoi në Prishtinë, ku deklaroi se e ka të qartë se çfarë është duke kërkuar Kurti, ndërkohë që edhe të martën ndodhet në Beograd, për të dëgjuar palën serbe. Teksa takimi i së shtunës në Ohër po afrohet, duket se asgjë s’ka të sigurtë se atje mund të arrihet ndonjë marrëveshje për planin e zbatimit të marrëveshjes, e aq më pak ndonjë nënshkrim. Emisari Miroslav Lajcak të martën në Beograd e shtoi presionin mbi Kosovën dhe Serbinë. Për dialogun nën ndërmjetësimin e BE’së është folur edhe në Shtëpinë e Bardhë, kur atje qëndroi Presidentja e Komisionit Europuan Ursula Von der leyen, e cila foli me tone optimiste. Po a do të ketë negociata pas 18 marsit dhe çfarë është duke synuar Qeveria Kurti? Për këtë është e vështirë të merret vesh diçka nga Qeveria në Prishtinë. Një indikacion dje u dha Ambasadori britanik në Kosovë i cili la të kuptohet se Kurtit i duhet më shumë kohë për zbatimin.

Advertisement