Connect with us

Bota

ANKARA – Turqia dënon ashpër sulmin terrorist në Vjenë

/ATSH-AA/ – Zyrtarët turq dënuan fuqishëm sulmin vdekjeprurës terrorist në Vjenë dhe shprehën solidaritet me popullin austriak.

“Terrorizmi është armiku i përbashkët i të gjithë njerëzimit. Kërkohet një bashkëpunim i sinqertë ndërkombëtar kundër kësaj murtaje”, u shpreh ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu në Twitter.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm, u shprehim ngushëllimet tona familjeve të atyre që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Ne jemi të pikëlluar me lajmin se ka të vdekur dhe të plagosur si rezultat i sulmit terrorist që ndodhi në Vjenë. Si një vend që ka luftuar kundër të gjitha llojeve të terrorizmit për dekada, Turqia solidarizohet me popullin austriak”, thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, gjithashtu dënoi sulmin dhe shprehu solidaritet me Austrinë.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin terrorist në Vjenë. Ne shprehim ngushëllimet tona për ata që humbën jetën në këtë sulm frikacak dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit. Ne solidarizohemi me Austrinë. Do të vazhdojmë të luftojmë kundër të gjitha formave të terrorizmit”, shkroi Kalin në Twitter.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *