Connect with us

Bota

Armëmbajtje pa leje dhe…/ Djali i Joe Biden pranoi fajësinë për dy akuzat

Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, pranoi fajësinë për dy akuza penale këtë javë. Ndërsa republikanët thanë se marrëveshja për pranimin e fajësisë nuk do të ndalonte hetimin e tyre ndaj presidentit dhe familjes së tij, demokratët thanë se këto shqetësime nuk krahasohen me akuzat me të cilat përballet ish-presidenti Donald Trump.

Korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, sjell më shumë hollësi.

Presidenti amerikan shpreh mbështetje për djalin… ndërsa Hunter Biden arrin një marrëveshje me prokurorët federalë për të pranuar fajësinë në lidhje me evazionin fiskal dhe për një akuzë për mbajtjen e një arme.

Republikanët në Kongres, si kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, kritikuan vendimin e Departamentit të Drejtësisë për këtë marrëveshje.

 

 

“Nëse je kundërshtari kryesor politik i presidentit, Departamenti i Drejtësisë përpiqet të të fusë në burg. Nëse je djali i presidentit, merr një marrëveshje favorizuese”.

Demokratët, ndërkohë, thanë se ky ishte shembulli i funksionimit të duhur të sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara.

“Këto gjëra janë serioze, por nuk kanë të bëjnë fare me korrupsionin presidencial”, tha ligjvënësi demokrat Jamie Raskin.

Një historian thotë se ky është një moment i paprecedentë në historinë presidenciale.

“Është pak e pazakontë të shohësh një Departament Drejtësie të një presidenti në detyrë, të akuzojë dhe të sigurojë një dënim për pranimin e fajësisë nga vetë djali i presidentit”, thotë Matt Dallek në Universitetin ‘George Washington’.

Por republikanët thanë se marrëveshja nuk ndryshon hetimin e tyre më të gjerë mbi marrëdhëniet financiare të familjes Biden.

“Po vazhdojmë një hetim ndaj Joe Bidenit. Djali i presidentit është padyshim një person me interes në hetim. Ne besojmë se kemi nxjerrë tashmë prova dërrmuese që sugjerojnë pastrim parash, mashtrim, shantazh, dhe punën si një agjent i huaj i paregjistruar”, tha ligjvënësi republikan James Comer.

Shqetësimet për standardet e dyfishta në sistemin e drejtësisë amerikane janë tashmë një temë në fushatën presidenciale të vitit 2024.

“Duhet të ketë një standard drejtësie në këtë vend. Le ta zbatojmë atë për të gjithë dhe të sigurohemi që të gjithë i dimë rregullat. Nuk mund të kesh një grup të shoqërisë të armatosur me fuqinë e shtetit kundër grupeve të tjera që nuk ju pëlqejnë”, tha kandidati presidencial republikan Ron DeSantis.

Ligjvënësit republikanë argumentuan të mërkurën se hetimet e Departamentit të Drejtësisë ndaj Trumpit ishin të motivuara politikisht.

Ndoshta në vend të sulmeve të pafundme ndaj Presidentit Trump, mbase do të ishte më mirë të dinim se si filloi i gjithë hetimi i pabazë për bashkëpunimin me Rusisë”, tha ligjvënësi republikan Jim Jordan.

Demokratët thonë se akuzat se Departamenti i Drejtësisë po përdoret kundër Trumpit është një taktikë për të larguar vëmendjen nga akuzat e rënda për spiunazh dhe korrupsion me të cilat përballet ish-presidenti.

“Ata duken të paaftë për të ngarkuar me ndonjë përgjegjësi Donald Trumpin për problemet që janë vetëm e vetëm të Trumpit”, tha ligjvënësi demokrat Jerry Nadler.

Historiani Matt Dallek i tha Zërit të Amerikës se akuzat kanë për qëllim të motivojnë mbështetësit e Trumpit.

“Trumpi ka qenë shumë i efektshëm në përdorimin e armiqve të tij, të kritikëve të tij, apo edhe të sistemit ligjor për të krijuar një lloj mendësie ‘ne kundër tyre’. Dhe republikanët e përforcojnë këtë ide”.

Ligjvënëset republikane Majorie Taylor Greene dhe Lauren Boebert pritet të paraqesin rezoluta për shkarkimin e presidentit Biden këtë javë – por nuk pritet të sigurojnë votat e mjaftueshme për ta çuar procesin përpara./VOA

Bota

Rasti kundër Trumpit për ryshfet, në duart e jurisë

Pasi pothuajse dhjetëra dëshmitarë dhanë dëshmi për 16 ditë dhe avokatët bënë deklaratat e tyre përmbyllëse, tani është koha që anëtarët e jurisë të thonë fjalën e tyre lidhur me gjykimin kundër Donald Trumpit për ryshfet.

Diskutimet fillestare të jurisë nisën më 29 maj në gjyqin e parë penal ndaj ish-presidentit amerikan. Paneli prej shtatë burrash dhe pesë grash ka për detyrë që të vendosë nëse Trumpi është fajtor për ndonjërën nga 34 akuzat për falsifikim të të dhënave të kompanisë së tij.

Prokurorët thanë se Trumpi ka falsifikuar të dhëna për të fshehur rimbursimet që ia ka bërë avokatit të atëhershëm të tij, Michael Cohen, i cili i ka paguar aktores së pornografisë, Stormy Daniels 130.000 dollarë në javët e fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016, në këmbim që ajo të mos e paraqiste publikisht pretendimin e saj se ajo dhe Trump kishin pasur marrëdhënie seksuale një dekadë më parë.

Ish-presidenti dhe i nominuari republikan për president, është deklaruar i pafajshëm duke mohuar çdo kontakt seksual me Daniels dhe duke argumentuar se pagesat e kryera ndaj avokatit Cohen ishin përcaktuar saktë në të dhënat e kompanisë, përkatësisht si shpenzime ligjore.

Tani, çështja i ka kaluar jurisë. Në këtë tekst do të mësoni se si funksionon roli i jurisë në këtë rast gjyqësor.

Nëse juria e shpall fajtor Trumpin, duhet që në mënyrë unanime të vendosë se ai ka krijuar një hyrje të rreme në të dhënat e kompanisë së tij, apo e ka detyruar dikë të bëjë një gjë të tillë. Për ta gjetur fajtor, juria po ashtu duhet të vendosë se ai ka pasur për qëllim të shkelë apo fshehë shkeljen e ligjit shtetëror që do ta bënte të paligjshme për komplotistët “të promovojnë apo parandalojnë zgjedhjen e çdo personi në një zyrë publike përmes mënyrave joligjore”.

Nëse Trumpi dënohet, kjo nënkupton se të gjithë anëtarët e jurisë duhet të pajtohen se diçka e paligjshme është bërë për të promovuar zgjedhjen e Trumpit. Por, ata nuk duhet të jenë unanim lidhur me atë se çfarë gjëje e paligjshme ka qenë ajo. Në këtë rast, juria mund të zgjedhë mes tri akteve të mundshme të paligjshme:

Për dënim, çdo anëtar i jurisë duhet të gjejë se Trumpi ka kryer të paktën një prej këtyre gjërave.

Një dhomë është dedikuar për jurinë, që diskuton prapa dyerve të mbyllura.

Ndërsa, 12 anëtarë të jurisë diskutojnë për çështjen, gjashtë anëtarë të jurisë, që zëvendësohen – të cilët po ashtu e kanë vëzhguar të gjithë procesin – do të jenë në një hapësirë të veçantë në gjykatore. Nëse një anëtar i jurisë nuk mund ta vazhdojë punën për shkak të ndonjë sëmundjeje apo ndonjë arsyeje tjetër, një nga gjashtë anëtarët e tjerë të jurisë së zëvendësueshme zë vendin e tij dhe diskutimet për marrjen e vendimit nisin sërish.

Anëtarët e jurisë nisën diskutimet pasi morën instruksione të detajuara për ligjet e rëndësishme për këtë rast, çfarë vendimi duhet të marrin: ta dënojnë apo ta lirojnë nga akuzat Trumpin. Para se të hyjnë në dhomën ku mbahen diskutimet, anëtarët e jurisë i dorëzojnë telefonat e tyre celularë te zyrtarët e gjykatës.

Shumë pak. Diskutimet janë sekrete, megjithëse anëtarët e jurisë – identiteti i të cilëve është mbajtur i fshehur nga publiku – mund t’i kërkojnë një zyrtari të gjykatës që t’i dërgojë shkresa gjykatësit. Për shembull, ata mund të kërkojnë këshilla ligjore, të caktojnë një takim apo të kërkojnë që ndonjë dëshmi të lexohet për ta nga transkripti i gjykatës. (Nuk ka transkripte në dhomën e jurisë, por ata kanë një laptop të gjykatës të mbushur me dokumente dhe dëshmi të tjera që janë prezantuar gjatë gjykimit).

Nëse juria dërgon një shkresë të tillë, gjykatësi në përgjithësi e lexon në gjykatë dhe më pas diskuton me prokurorët dhe avokatët mbrojtës për mënyrën se si të përgjigjet, sikurse edhe nëse dëshmia e kërkuar nga juria është e rëndësishme. Më pas, anëtarët e jurisë dërgohen në gjykatë për të dëgjuar përgjigjen.

Personat që ndjekin seancat gjyqësore nganjëherë spekulojnë lidhur me atë se çfarë mund të nënkuptojë përmbajtja e shkresës lidhur me diskutimet që zhvillon juria, por një gjë e tillë nuk mund të dihet me siguri.

Anëtarët e jurisë, po ashtu, dërgojnë shkresa për të sinjalizuar kur ata arrijnë një vendim, apo edhe kur njoftojnë se janë bllokuar sa i përket marrjes së një vendimi.

Ai nuk e ka për obligim që të qëndrojë në sallën ku mbahet gjykimi, por duhet të jetë në ndërtesën e gjykatës. Gjatë gjykimit, ai dhe avokatët e tij dhe personeli i sigurisë e kanë përdorur një dhomë afër gjykatores për të qëndruar gjatë pushimeve.

Zakonisht, një ditë në gjykatë nis nga ora 09:30 deri në 16:30, me pauzë të drekës (anëtarëve të jurisë iu dërgohet ushqim). Por, gjykatësit nganjëherë e zgjasin këtë orar, nëse duan anëtarët e jurisë. Në këtë rast, gjykatësi Juan M. Merchan veçse ka vendosur që diskutimet do të mbahen të mërkurën, që është një ditë kur ka pushim gjatë gjykimeve. Nuk ka ndonjë kufizim se sa ditë mundet të marrë juria për të arritur deri te një vendim.

Po, çdo ditë pasi të përfundojnë orarin në gjykatë. Juria nuk është e sekuestruar – termi ligjor që përdoret për izolimin e panelit nga bota e jashtme. Qëndrimi i tyre brenda gjykatës ishte i detyrueshëm për shumë raste penale në shtetin e Nju Jorkut, por një masë e tillë u hoq më 2001, dhe tani vetëm në raste të rralla juria sekuestrohet.

Anëtarët e jurisë do të dërgojnë një shkresë, përmes zyrtarit të gjykatës, duke njoftuar se kanë një vendim, por pa treguar se çfarë vendimi kanë marrë. Gjykatësi më pas thërret Trumpin, ekipin e tij mbrojtës dhe prokurorët që të shkojnë në gjykatore, nëse nuk janë aty, dhe më pas njofton se juria ka arritur një vendim.

Njërit prej anëtarëve të jurisë – në Nju Jork, kjo detyrë zakonisht i delegohet anëtarit të parë të zgjedhur të jurisë – i kërkohet të pyesë nëse juria ka arritur një vendim. Nëse përgjigja është po, ky person më pas pyet se çfarë vendimi për secilën akuzë është marrë dhe përgjigja është ose “fajtor” ose “i pafajshëm”.

Më pas, me gjasë juria mund të pyetet si tërësi: “A është ky vendimi i juaj?”. Prokurorët dhe avokatët mbrojtës, po ashtu, kërkojnë që çdo anëtari të jurisë t’i parashtrohet individualisht po e njëjta pyetje.

Nëse anëtarët e jurisë dërgojnë një shkresë ku thonë se nuk po mund të pajtohen, gjykatësi, në konsultim me të dyja palët, duhet të vendosë se si të veprojë. Avokatët mbrojtës mund të kërkojnë që çështja të hidhet poshtë. Një kërkesë e tillë mund të pranohet, por shpesh përgjigja është që të thirret juria dhe të udhëzohet që të vazhdojë të tentojë të arrijë deri te marrja e një vendimi.

Prokurorët dhe avokatët mbrojtës shpesh debatojnë se çfarë duhet të thuhet në raste të tilla. Gjykatësit shpesh konsultohen me gjuhën që përdoret në sistemin ligjor të Nju Jorkut për raste të tilla, që njihet si “akuzë e modifikuar”. Një gjë e tillë u bën thirrje anëtarëve të jurisë që të bëjnë gjithçka që munden që të arrijnë një vendim dhe të jenë të gatshëm të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre pa hequr dorë nga ndërgjegjje apo gjykimi i tyre vetëm sa për t’u pajtuar me anëtarët e tjerë të jurisë.

Nëse juria sërish njofton se nuk po arrin të marrë një vendim, kërkesa nga gjykatësi mund të përsëritet apo të ndryshohet paksa. Po ashtu, edhe argumentet për hedhjen poshtë të rastit. Nuk ka asnjë rregull të ashpër se sa kohë mundet që një juri të vazhdojë të përpiqet të arrijë një vendim, para se i gjithë procesi të bjerë poshtë. /REL

Continue Reading

Bota

VIDEO/ Shp*ërthim i fuqishëm në një ndërtesë shumëkatëshe, një i vdekur dhe…

Një shpërthim i fuqishëm tronditi një zonë në Ohio të SHBA-së duke hedhur në erë pjesën më të madhe të katit të një ndërtese të lartë. Bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit ka mbetur i vrarë një punonjës banke dhe disa të tjerë janë plagosur. Ndërkohë zyrtarët e urgjencës besuan se shkaku i shpërthimit ishte i lidhur me gazin, por shefi i zjarrfikësve më vonë tha se rrethanat rreth zjarrit ishin ende nën hetim.

Continue Reading

Bota

Çështja penale ndaj ish-presidentit Trump në dorën e jurisë: Çfarë pritet të ndodh?

NJU JORK – Pasi dëgjuan për 16 ditë dëshmitë e gati 24 dëshmitarëve dhe për disa orë të tjera argumentat mbyllëse të palëve, ka ardhur momenti që anëtarët e jurisë të thonë fjalën e tyre në çështjen penale ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Juria u tërhoq të mërkurën për të filluar procesin e shqyrtimit të çështjes së parë penale ndaj një ish-presidenti amerikan. Juria, e përbërë nga shtatë burra dhe pesë gra, ka detyrën të vendosë nëse zoti Trump është apo jo fajtor për 34 akuzat në lidhje me falsfikimin e të dhënave të kompanisë së tij.

Prokurorët thonë se zoti Trump falsifikoi të dhënat për të fshehur rimbursimet për ish-avokatin e tij Michael Cohen, i cili i pati paguar aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels 130 mijë dollarë në javët e fundit të fushatës elektorale të vitit 2016, që ajo të mos bënte publike pretendimet e saj për një marrëdhënie seksuale me zotin Trump të një dekade më parë.

Ish-presidenti dhe njëkohësisht kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane ka deklaruar pafajësinë, ka mohuar të ketë patur marrëdhënie seksuale me zonjën Daniels dhe thotë se pagesat për zotin Cohen u evidentuan siç duhet në regjistrat e kompanisë, si shpenzime ligjore.

PËR ÇFARË PO VENDOS JURIA?

Nëse juria e gjen fajtor zotin Trump, ajo duhet të vendosë unanimisht se ai shkruajti një të dhënë false në regjistrat e kompanisë së tij, ose detyroi dikë tjetër ta bënte këtë veprim, dhe se e bëri këtë me synimin për të shkelur ose për të komplotuar për të shkelur ligjin e shtetit të Nju Jorkut, sipas të cilit është i paligjshëm zgjedhja në funksione publike me mjete ilegale.

Shpallja fajtor do të thotë që të gjithë anëtarët e jurisë të bien dakord se është bërë diçka e paligjshme për të ndihmuar në zgjedhjen e zotit Trump. Por, nuk është e domosdoshme që ata të bien unanimisht dakort se cili ishte aspekti i paligjshëm. Në këtë rast, anëtarët e jurisë mund të zgjedhnin mes tre veprave të mundshme të paligjshme:

Ata mund të vendosin se një prej personave të përfshirë në konspiracion shkeli Ligjin Federal për Fushatat Elektorale, që në vitin 2016 e bëri të paligjshme që një person të japë mbi 2,700 dollarë për fushatën presidenciale. Ligji gjithashtu ua ndaloi korporatave që të kontribuojnë për një fushatë elektorale.
Juria mund të vendosë se janë falsifikuar të dhëna të tjera biznesi, përfshirë vërtetimet për taksat federale që kompania i dha zotit Cohen, të dhënat bankare në lidhje me pagesat që zoti Cohen i dha zonjës Daniels, apo një faturë e lëshuar kur kompania e revistës National Enquirer pagoi ish-modelen Karen McDougal, e cila pretendonte se kishte një lidhje jashtëmartesore me zotin Trump, që e ka mohuar këtë gjë.
Anëtarët e jurisë mund të vendosin se janë dhënë informacione false në lidhje me deklaratat e taksave.

KU ZHVILLOHEN DISKUTIMET E JURISË?

Në një sallë me dyer të mbyllura që është e rezervuar për jurinë.

Ndërsa vazhdojnë diskutimin 12 anëtarët e jurisë, gjashtë anëtarët rezervë, të cilët kanë ndjekur gjithashtu të gjitha punimet e çështjes gjyqësore, do të qëndrojnë në një dhomë tjetër të veçantë, në godinën e gjykatës. Nëse ndonjë nga anëtarët e jurisë nuk është në gjendje të vazhdojë, për shkak të ndonjë sëmundjeje apo arsye të tjera, një prej anëtarëve rezervë e zëvendëson, por shqyrtimi duhet të fillojë nga e para.

Juria filloi shqyrtimin e çështjes pasi iu dhanë udhëzime të detajuara në lidhje me ligjet që kanë të bëjnë me këtë çështje, se çfarë duhet provuar që të shpallin fajësinë e të akuzuarve, si dhe detyrën që kanë për të shpallur pafajësinë nëse nuk ka prova të mjaftueshme. Anëtarët e jurisë duhet t’ua dorëzojnë telefonat e tyre celularë oficerëve të gjykatës.

ÇFARË DO TË BËHET E DITUR RRETH KËTIJ PROCESI?

Shumë pak. Procesi mbahet sekret, megjithëse anëtarët e jurisë mund t’i dërgojnë mesazhe të shkruara gjykatësit, nëpërmjet oficerëve të gjykatës.

Një shënim i parë i tillë u dërgua pas gati 3 orësh e gjysëm. Juria kërkoi të ridëgjonte një pjesë të dëshmisë së zotit Cohen dhe të ish-botuesit të revistës National Enquirer, David Pecker. Në vazhdim, ndërsa juristët po përgatisnin materialin e kërkuar, anëtarët e jurisë dërguan edhe një shënim të dytë, ku kërkonin të ridëgjonin udhëzimet e gjykatësit Juan Merchan në lidhje me ligjet që vlejnë për çështjen në fjalë.

Gjykatësi Merchan i lexoi kërkesat në sallën e gjyqit dhe diskutoi me prokurorët dhe avokatët mbrojtës për mënyrën se si t’u përgjigjej. Në vazhdim, anëtarët e jurisë u sollën në sallë në mënyrë që gjykatësi t’u drejtonte një pyetje: nëse dëshironin të gjitha udhëzimet ligjore, apo vetëm një pjesë të tyre. Pasi u shpjegoi se mund të përgjigjeshin nëpërmjet një letre tjetër, gjykatësi i dërgoi në shtëpi, duke e mbyllur kështu procesin për këtë ditë.

Rileximi i udhëzimeve do të vazhdojë të enjten në mëngjes dhe do të bëhet duke u lexuar me zë nga një transkript i gjykatës. (Anëtarët e jurisë nuk e kanë transkriptin në sallën ku qëndrojnë, por atyre u jepet një kompjuter portativ me dokumentat dhe materialet e tjera të prezantuara gjatë gjyqit).

Personat që vëzhgojnë punimet e gjykatës mund të spekulojnë rreth procedurës së shqyrtimit duke gjykuar nga përmbajtja e letrave që dërgon juria, por askush nuk mund ta dijë këtë me siguri.

Anëtarët e jurisë do të dërgojnë një letër edhe në rastin kur duan të sinjalizojnë se kanë arritur të marrin një vendim, ose ndonjëherë për të thënë se kanë ngecur.

KU QËNDRON NDËRKOHË ISH-PRESIDENTI TRUMP?

Ish-presidenti nuk është e nevojshme të qëndrojë në sallën e gjyqit, por duhet të qëndrojë brenda godinës së gjykatës. Gjatë procesit gjyqësor, në dispozicion të tij, avokatëve të tij dhe personelit të sigurisë, është vendosur një mjedis tjetër përballë sallës së gjyqit.

SA MUND TA VAZHDOJË JURIA PROCESIN E SHQYRTIMIT?

Për aq kohë sa mund t’iu nevojitet. Orari i rregullt i gjykatës është zakonisht 9:30-16:30, me një pushim për drekën (anëtarëve të jurisë u sillet ushqimi në mjedisin ku qëndrojnë). Por ndonjëherë gjykatësit i zgjerojnë oraret sipas kërkesave të jurisë. Nuk ekziston ndonjë kufizim se për sa ditë mund të vazhdojë shqyrtimi.

A DËRGOHEN NË SHTËPI?

Po, në përfundim të çdo dite pune të gjykatës. Juria nuk është e izoluar. Kjo ka qenë më parë e detyrueshme për shumë çështje penale në shtetin e Nju Jorkut, por ky detyrim u hoq në vitin 2001 dhe izolimi i jurisë bëhet vetëm në raste të rralla.

ÇFARË NDODH NËSE ARRIHET NË NJË VENDIM?

Juria do të dërgojë një shënim, nëpërmjet një oficeri gjyqësor, për të njoftuar se është arritur vendim, por pa thënë se cili është konkretisht vendimi. Gjykatësi do të thërrasë në sallën e gjyqit zotin Trump, ekipin e avokatëve të tij dhe prokurorët dhe në vazhdim do të njoftojë se juria ka arritur në një vendim.

Në vazhdim, juria sillet në sallën e gjyqit dhe anëtari kryesues, në një Nju Jork kjo detyrë i jepet zakonisht kandidatit të parë të përzgjedhur për anëtar jurie, do të pyetet nëse juria e ka arritur vendimin. Nëse përgjigja është ‘po’, atëherë kryesuesi do të pyetet se cili është verdikti për secilën nga akuzat dhe ai do të përgjigjet “fajtor”, ose “jo fajtor”.

Në vazhdim juria do të pyetet si e tërë: “A është ky vendimi juaj?”. Prokurorët dhe avokatët mund t’ia drejtojnë këtë pyetje edhe individualisht secilit prej anëtarëve të jurisë.

ÇFARË NDODH NËSE NUK MERRET VENDIM?

Nëse juria dërgon një shënim ku thuhet se nuk munden të gjejnë dakortësi, gjykatësi, në konsultim me të dyja palët, duhet të vendosë se çfarë duhet bërë në vazhdim. Avokatët mbrojtës mund të kërkojnë pushimin e çështjes. Kjo kërkesë mund të miratohet, por zakonisht anëtarët e jurisë thirren për t’u instruktuar se si t’i vazhdojnë përpjekjet.

Prokurorët dhe avokatët mbrojtës shpesh debatojnë për gjërat që duhen thënë. Gjykatësi mund t’i referohet frazeologjisë së sugjeruar nga sistemi gjyqësor i Nju Jorkut, për t’i bërë thirrje anëtarëve të jurisë që të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur në një vendim dhe që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre pa iu kundërvënë ndërgjegjes apo gjykimit personal vetëm për t’iu bashkuar të tjerëve.

Nëse ngërçi vazhdon, mesazhi mund të përsëritet apo të modifikohet. Po kështu edhe argumentat për pushimin e çështjes. Nuk ka rregulla të shkruara se për sa kohë mund të vazhdojë juria përpjekjet për të zgjidhur diferencat mes anëtarëve, përpara se të arrihet në një pushim të çështjes./ VOA

 

Continue Reading

Bota

Lufta në Ukrainë/ Aleatët ‘Ok’ Kievit për sulmet në Rusi, dosja në dorë të presidentit Biden

Presioni po rritet mbi Shtetet e Bashkuara për të lejuar Ukrainën të përdorë armët e saj për të goditur territorin rus, siç bëjnë tashmë disa aleatë të NATO-s. Presidenti Biden po shqyrton heqjen e këtij ndalimi, por tani për tani Uashingtoni po reziston, të paktën duke e gjykuar nga deklaratat zyrtare të administratës të publikuara dje.

Pas Britanisë së Madhe dhe Francës, e cila gjithashtu dëshiron të dërgojë instruktorë në terren, Kanadaja, Polonia dhe Finlanda kanë dhënë dritën jeshile për të përdorur furnizimet e tyre ushtarake për të goditur përtej kufirit, siç kishte kërkuar vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg.

Republika Çeke, Holanda dhe vendet baltike janë në të njëjtën linjë, ndërsa Suedia ka paralajmëruar ndihmë të re luftarake për Kievin për 1.16 miliardë euro. Objektivi nuk është të provokojë Luftën e Tretë Botërore duke bombarduar Moskën ose Shën Petersburgun, por të ndihmojë Zelenskyn të mbrohet nga ofensiva e nisur nga Putin në rajonin veri-lindor të vendit të sulmuar, duke u fokusuar veçanërisht në qytetin e Kharkiv.

Për këtë sulm, ushtria e Kremlinit përdor bazat e tyre në kufirin me Ukrainën, por brenda territorit të tyre. Bombarduesit dhe gjuajtësit bëjnë të njëjtën gjë, duke arritur në skajin e hapësirës ajrore kombëtare për të hedhur bomba. Kjo u jep rusëve një avantazh të rëndësishëm, sepse ata mund të godasin pa frikë nga kundërpërgjigjja.

Prandaj, ideja është që të lejohet Kievi të sulmojë këto baza në kufi, për ta ndihmuar atë të ngadalësojë ofensivën, e cila përndryshe kërcënon të shemb vijën e tij mbrojtëse. Pak ditë më parë New York Times shkruante se Sekretari i Shtetit Blinken është në favor të këtij ndryshimi të strategjisë dhe kur u kthye nga udhëtimi i fundit në Ukrainë i propozoi presidentit që ta autorizonte.

Dje, kolumnisti i Washington Post, David Ignatius konfirmoi se Biden po shqyrton masën, së bashku me ndëshkimin e Kinës për ndihmën teknologjike që vazhdon t’i ofrojë ushtrisë ruse. Megjithatë, vendimi nuk është marrë ende dhe këshilltari për sigurinë kombëtare Sullivan nuk është i bindur ta mbështesë atë, për shkak të rreziqeve që paraqet për të provokuar përshkallëzim dhe probleme të brendshme politike, edhe në funksion të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Nuk është rastësi që, duke folur me donatorët e tij, kandidati republikan Donald Trump tha se nëse do të kishte qenë në Shtëpinë e Bardhë gjatë pushtimit të Ukrainës, do të kishte bombarduar Moskën dhe do të bënte të njëjtën gjë me Pekinin nëse do të sulmonte Tajvanin.

Për momentin, qëndrimi zyrtar i Uashingtonit nuk ka ndryshuar. Si zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ashtu edhe ambasadorja e NATO-s, Julianne Smith, mohuan dje lajmin: “Ne nuk i lehtësojmë apo inkurajojmë sulmet e Ukrainës në territorin rus. Linja jonë nuk ka ndryshuar”.

Kjo sigurisht nuk përjashton që pozicioni mund të evoluojë, siç kishte ndodhur në të kaluarën me rritjen progresive të armëve më vdekjeprurëse të furnizuara për Zelensky-n. Është gjithashtu e mundur që tani për tani Uashingtoni është i kënaqur të mbyllë një sy ndaj nismave të ndërmarra nga aleatët e tij, të cilët në baza dypalëshe po heqin ndalimin e përdorimit të furnizimeve të tyre ushtarake për të goditur territorin rus, pa marrë megjithatë publikisht përgjegjësinë për të.

Për momentin Uashingtoni po ngadalësohet, por Blinken tha dje se është gati të “përshtasë dhe rregullojë” strategjinë, ndërsa një fabrikë e re për bomba 155 mm është hapur në Teksas.

Një mundësi për të diskutuar këtë çështje do të jetë takimi jozyrtar i ministrave të jashtëm të NATO-s, i planifikuar sot dhe nesër në Pragë, i cili do të shërbejë edhe për përgatitjen e samitit të liderëve në Uashington nga 9 deri më 11 korrik.

Ambasadori Smith tha se një qëllim i menjëhershëm është forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Nuk do të ketë një ftesë zyrtare për t’u anëtarësuar në Aleancë, por një deklaratë të fortë mbështetjeje dhe ndihmë të nevojshme për të “ndërtuar urën” drejt hyrjes.

Ndërkohë, nga ana tjetër, mbijetesa e Kievit duhet të garantohet, gjë që mund të kërkojë dritën jeshile për të goditur bazat ruse përtej kufirit./ Marrë nga La Repubblica

 

Continue Reading

Bota

Presidenti Biden zhvendos vëmendjen nga luftrat tek çështjet e brendshme

Pesë muaj para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara, duket se nuk ka gjasa për një zgjidhje diplomatike për luftrat në Ukrainë dhe Gaza. Në këto rrethana, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara, presidenti Joe Biden, i cili në vitin 2020 bëri fushatë me premtimin për t’u dhënë fund “luftrave të përhershme”, po përpiqet ta zhvendosë vëmendjen e votuesve nga angazhimet amerikane jashtë vendit tek përparësitë e politikës së brendshme.

Izraeli po vazhdon ofensivën ushtarake në Gaza dhe një marrëveshje armëpushimi për lirimin e pengjeve me Hamasin nuk duket realiste, me gjithë përpjekjet intensive diplomatike të Shteteve të Bashkuara

Ndërkohë, pothajse dy vjet e gjysmë që kur filloi agresioni i Moskës, Ukraina refuzon të negociojë drejtpërdrejt me Rusinë dhe të heqë dorë nga territori i saj.

“Në dyja rastet, mund të argumentohet se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar pa menduar domosdoshmërisht për pasojat dhe tani gjendemi të përfshirë në të dyja konfliktet pa një rrugëdalje të lehtë. Ky besoj se është problemi për presidentin Biden”, thotë analistja e Qendrës Stimson, Emma Ashford.

Presidenti Joe Biden nuk ka dërguar trupa amerikane në terren në këto luftra.

“Nuk ka ushtarë amerikanë në luftën e Ukrainës. Jam i vendosur që kjo të vazhdojë, por ne qëndrojmë me vendosmëri përkrah Ukrainës”, thotë ai.

Ai shënoi një fitore të madhe në politikën e jashtme në prill, me miratimin e një projektligji dypartiak që përfshinte 61 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe 26 miliardë dollarë për Izraelin. Por që atëherë, presidenti e ka zhvendosur fokusin e mesazheve të tij larg luftrave.

“Nëse Biden fiton një mandat të dytë, do ta bëjë këtë duke u përqendruar tek çështjet e brendshme, jo ato ndërkombëtare. Dhe atij i duhet të fitojë terren në shtetet përcaktuese, i duhet të bëjë fushatë me çështjet me të cilat identifikohen demokratët, si aborti për shembull”, thotë Larry Sabato i Universitetit të Virxhinias.

Javët e fundit, zoti Biden ka intensifikuar fushatën, duke u përqendruar në fjalimet e tij te ekonomia dhe çështje të tjera të brendshme, përfshirë mbrojtjen e të drejtës së abortit, faljen e borxheve për studentët dhe nxitjen e prodhimit.

“Është e qartë që i po përqendrohet në çështjet që beson se janë pikat e tij të forta. Por nuk është në dorën e tij se çfarë ndodh në botë”, thotë Matt Duss, i Qendrës për Politikat Ndërkombëtare.

Por në fund të fundit, janë çështjet e brendshme ato që orientojnë programin e zotit Biden. Sipas një sondazhi të fundit, megjithëse shumë amerikanë janë të pakënaqur me luftërat, ata e shohin inflacionin si çështjen më të rëndësishme me të cilën përballet vendi./VOA

Continue Reading
Advertisement

TRENDING