Kronike
Arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Itali, u kap me armë dhe…
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/10/policia-italiane-2.jpg)
Një 49-vjeçar shqiptar u arrestua mbrëmjen e së shtunës në Umbertide të Italisë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari u kap me armë dhe drogë.
Mësohet se 49-vjeçari u kap me 1 kg marijuanë dhe disa doza kokaine. Gjithçka nisi pas kontrollit të mjetit nga karabinierët, ndërsa gjatë këqyrjes së mjetit u gjet dhe sasia e drogës.
Ndërkohë, në banesën e shqiptarit u gjet dhe një armë e kalibrit 6, së bashku me municione të tjera të kalibrit P38 dhe 12.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)