Connect with us

Aktualitet

Asociacioni nuk sjell mrekulli/ Shkrim nga NTV | Editorial NTV.AL

Ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet për statusin e Kosovës, Stefan Lehne, nuk beson se plani i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, do t’iu jepte fund mosmarrëveshjeve mes tyre. Palët e paraqesin atë plan si “imponim prej jashtë” dhe nuk ka gjasa të jenë konstruktive në zbatimin e tij, thotë Lehne, teksa dhe shtoi se plani nuk e përfshin njohjen e plotë të Kosovës nga Serbia dhe kjo do t’i shkurajojë edhe vendet e tjera që nuk e njohin pavarësinë e saj. “Edhe nëse Serbia do të ishte e gatshme ta pranonte anëtarësimin e Kosovës në OKB, kjo nuk do të ndodhte, sepse Rusia nuk do ta lejonte” – tha ai Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Lehn thotë se ky asociacion “nuk do të sillte mrekulli” në raportet Kosovë-Serbi, por do ta zhbllokonte procesin e integrimit evropian të të dyja vendeve. Duke folur për planin franko-gjerman, ai përpjekjet e tanishme të Perëndimit, duket se kanë gjetur tërheqje më të madhe, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi. “Presidenti Vuçiq është shprehur i hapur në këtë drejtim. Kryeministri Kurti e ka pranuar, po ashtu, si bazë për negociata. Por, mendoj se shumë çështje mbeten të hapura. Vuçiq mendon se Asociacioni i komunave duhet të themelohet përpara angazhimit në këtë proces, ndërsa Kurti i sheh ndryshe prioritetet. Por, ajo që është pozitive, është se të dyja palët duket se janë të gatshme të angazhohen në këtë proces në një mënyrë serioze – tha ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian I pyetur nëse ky plan do t’u jepte fund mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, Stefan Lehne u shpreh se nuk është I sigurt “Ajo çfarë më shqetëson është se të dyja palët e paraqesin këtë si diçka të imponuar nga jashtë. Sipas tyre, është diçka që nuk e duan, nuk e pëlqejnë, ndoshta edhe e urrejnë, por duhet ta pranojnë, sepse nuk kanë zgjidhje” Në lidhje me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, Lehne tha se është diçka që Kosova e ka pranuar dhe më pas është bllokuar për arsye të ndryshme të brendshme. Është diçka që Kosova duhet ta zbatojë dhe varet tërësisht nga mënyra se si rregullohet. “Nuk ka gjasa që Kosova dhe Serbia të jenë miket të mira në 10-15 vjetët e ardhshëm. Por ky është një proces drejt normalizimit. Do të zhbllokojë rrugën e anëtarësimit në BE si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë. Do lehtësojë shumë bashkëpunimin ekonomik mes dy palëve. Mendoj se problemi është thellë në psikikën kombëtare që nuk ka gjasa të kapërcehet shumë shpejt” – theksoi Ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet për statusin e Kosovës Më tej, duke folur pë bllokimin e njohjeve të Kosovës, ai tha se Serbia ka bërë një fushatë shumë aktive për çnjohjen e Kosovës dhe ka pasur një sukses të kufizuar. Gjithashtu shumë vende janë sjellë në një mënyrë shumë të paqartë. “Pork jo nuk ndryshon asgjë. Shtetet e rëndësishme, shumica e shteteve perëndimore që e kanë njohur Kosovën, nuk do të zhbinden nga zyrtarët serbë. Nëse Togoja e njeh Kosovën, nuk është shumë e rëndësishme. Pra, nuk mendoj se [fushata e Serbisë] paraqet kërcënim për Kosovën, por besoj se është shumë e bezdisshme” – deklaroi Stefan Lehne

Advertisement