Connect with us

REAGIM

Astrit Patozi: Ja si mund të ringrihet opozita

Ish-deputeti Astrit Patozi thotë se sfida e parë e opozitës është që ndryshojë sistemin autokratik dhe kjo sipas tij mund të arrihet me mjete demokratike, me ligj dhe me votë.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Patozi tha se kjo opozitë nuk ka nevojë të djegë mandatet dhe të hedhë molotov por të imponohet përmes ligjeve.

Sipas Patozit, nëse Berisha i viteve 2022 do kishte kauzën e ndryshimit të sistemit, shqiptarët do ja falnin edhe gjynahet e së shkuarës që ndoshta edhe nuk falen.

“Nëse Berisha në 2021-2022 do kishte kauzën e ndryshimit të sistemit, shqiptarët do ja falnin edhe ca gjynahet të së shkuarës që ndoshta edhe nuk falen.

Prandaj ne shohim që qeveria bie dhe opozita nuk ngrihet. Sfida e parë është të ndryshojmë sistemin, të shembim autokracinë”, tha Patozi.

Advertisement