Kronike
Atentat me tritol, shpërthen makina e kreut të degës së PD

SHKODËR- Një sasi tritoli i është vendosur makinës së kreut të ‘Rithemelimit’ Benard Ndreca. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës pranë banesës së Ndrecës gjatë natës. Si pasojë e shpërthimit nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale.
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.
Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Redaksia po punon për të mësuar më shumë detaje….

