Connect with us

Kronike

Atentat në Athinë, plagoset shqiptari

Dy persona janë plagosur mes tyre një shqiptar pas të shtënave me armë zjarri para një shkolle në Greqi. Mediat greke shkruajnë se të plagosurit janë një 20 vjeçare greke e cila dyshohet se është ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes dhe një 32 vjeçar shqiptar i cili deri më tani sipas informacioneve dhe dëshmisë së të resë mund të ketë qenë dhe objektivi i sulmit me armë. Shqiptari sipas drejtësisë greke është një person me precedent penale në fushën e lëndëve narkotike, ndaj dhe dyshohet se mund të ketë qenë objektivi kryesor I këtij sulmi mafioz. Burimet policore bëjnë me dije se në vendin ku u plagosën nuk janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia vlerëson se personi që i ka qëlluar i ka rrethuar dhe është zhdukur. E reja ka një plagë në këmbë dhe 32-vjeçari në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Oficerët e Sigurimit përmes kamerave në zonë dhe dëshmitarëve që janë në kërkim po tentojnë të përcaktojnë rrugën e të armatosurit për të arritur në gjurmët e tij, ndërsa përmes profilit të shqiptarit po tentojnë të shohin nëse plumbat vijnë nga e kaluara e tij. Ndërkohë në dëshminë e saj në polici 20 vjeçarja greke ka deklaruar se nuk njihen me njëri-tjetrin, dhe se kanë qenë duke kaluar në vendngjarje dhe në veçanti pranë një parku në kryqëzimin e rrugës Panormos dhe Larisis, kur ka ndodhur edhe sulmi.

Kronike

“Në qendër Ervis Martinaj”/ SPAK goditi 7 grupe kriminale, aleancat dhe rivalitetet mes tyre (EMRAT)

SPAK ka reaguar pak më herët me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e shtrirë edhe në vendet europiane për goditjen e eksponentëve të krimit.

Sipas njoftimit janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale, me në qendër grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka.

Gjithashtu bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës.  Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit.

PJESË NGA NJOFTIMI I SPAK: 

Cilësojmë se, këto grupe kriminale dyshohet se kanë kryer veprat penale me pasoja të rënda të jetës dhe shëndetit, si edhe në drejtim të pasurisë. Disa nga veprat penale më serioze  për të cilat këto grupe po hetohen janë: “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të “Sigurimit të kushteve dhe të mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kultivimi i bimëve narkotikeve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, , “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurim i kushteve për kryerjen e vrasjes”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”etj.

Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga këta veprime kriminale. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri – tjetrit.

Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi E.M., i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi A. N. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale E.M., kontakton shtetasin V.I., i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara E.M. dhe A.N., vijnë  edhe shtetasit E.Sh. dhe A.A., të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë E.M. dhe A.N., në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e D.B. etj.

E.SH. kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e D.B. Po kështu E.SH., siguron informacione për lëvizjet e D. B. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit A.N.

Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi D. B., i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit E.M. dhe A.N. Grupi kriminal i drejtuar nga D.B., bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit E.M., dhe që drejtohet nga shtetasit L.D. dhe F.H., persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e E.M. dhe A.N. dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga shtetasi E.R. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e shtetasit P.Gj., ku në datën 15.09.2020, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte. E.R., ka rekrutuar si pjesë të grupit shtetasit E.D., B.Xh. etj., të cilëve ju kishte premtuar një shumë të konsiderueshme parash me qëllim vrasjen e shtetasit P.Gj.

Shtetasi K.Sh., me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin E.R., duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit P.Gj.

Hetimi ka nxjerrë në pah se, këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon gjithashtu një shkallë shumë të lartë organizimi dhe rrezikshmërie shoqërore.

Continue Reading

Kronike

Para se të masakronte ish-gruan, Eduard Denaj mbante në duar një qese, brenda kishte…

50-vjeçari shqiptar Eduart Denaj që vrau ish-bashkëshorten Enkelejndën, në orët e para të së enjtes, në një rrugë kryesore në Menidi të Greqisë, ka hedhur një qese me birra në një kosh mbeturinash

Në gjendje të alkoolizuar, ai i vuri pritë poshtë shtëpisë ish-gruas së tij. Siç ka pranuar në polici, ai ka ditur lëvizjet e saj. Në video shihet duke kaluar nga e majta në të djathtë. Pastaj ai kthehet sërish. 40-vjeçarja, e veshur me një rrobë të bardhë sipër, shihet në anën e djathtë duke ecur. Kur e sheh, ajo ndalon.

Sulmuesi iu afrua asaj dhe filloi ta godiste vazhdimisht me thikë, duke e goditur më shumë se 10 herë. Në fund ai e la thikën të ngulur në trupin e saj të pajetë derisa mbërriti policia.

Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes, shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar.

Ai kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli. Diçka që ai e bënte edhe kur jetonte me viktimën e tij. Ai pinte dhe pastaj e rrihte. Më në fund, oficerët e policisë nga departamenti lokal e gjetën gjatë një patrullimi dhe e prangosën.

Continue Reading

Kronike

E rëndë/ 41-vjeçari përplas të riun me motomjet, përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku për pasojë një i ri ka përfunduar në spital.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin J. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar mjetin tip “Jeep”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 27 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Continue Reading

Kronike

SPAK zbardh 5 vrasje të bujshme, ekzekutimi i ‘Kumbarit’ …

TIRANE- Nga mega-operacioni i SPAK me mbi 43 urdhër arrestet në botën e krimit, duket se është hedhur dritë mbi disa atentate e vrasje mes grupeve rivale. Një ndër to, është ekzekutimi ditën e Pashkëve i Bardhok Pllanës, 3 vite më parë, i njohur ndryshe edhe si “Kumbari”. Përveçse shumave të mëdha të parave dhe flori, gjetur sot gjatë kontrolleve në banesat e bosëve të krimit, disa nga ngjarjet mbi të cilat SPAK ka hedhur dritë, kanë të bëjë me vrasjen e njerëzve të Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej gushtit 2022. Dhe pikërisht ishin përplasjet për këtë biznes që sollën eliminimin e rrethit të ngushtë të miqve të Martinaj.

Burime për Report Tv tregojnë se është zbardhur ekzekutimi i biznesmenit Bardhok Pllanaj, të dielën e Pashkëve, më 4 Prill 2021 në Shkodër. I njohur me nofkën “Kumbari”, ndërtues i pallateve, por i skeduar dhe për trafik droge ishte nisur drejt Malësisë së Madhe, kur një skuadër qitësish profesionistë ju vunë në ndjekje dhe e vranë 50 metra larg shtëpisë, në fshatin Dobraç i Ri.

Po ashtu, dritë është hedhur edhe mbi atentatin e dështuar ndaj 33-vjeçarit Taulant Pepaj më 21 shkurt 2021. Interesante duket se SPAK ka zbardhur edhe përplasjet mes Durim Bamit dhe grupit Avdylaj, që nga miq u kthyen në rivalë.

Është zbardhur vrasja në 2021-in në zonën e Astirit e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit. Një tjetër rast, është atentati ndaj Can Karriqit, një prej njerëzve më të besuar të Martinajt, atentati ndaj Ylli Brahimit, apo ekzekutimi i Brilant Martinajt. Më tej burimet thonë, se janë zbuluar disa atentate dhe në Durrës, ngjarje ku përfshihen Plaurent Dervishaj dhe Endrit Dokle, dy personazhe të njohur të bandës së Durrësit.

 

Continue Reading

Kronike

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015

Mes 43 urdhërarresteve të firmosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK është dhe emri i Naim Stafukës, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë.

Mësohet se ai është i arrestuar.

Prej orëve të para të mëngjesit të 17 majit 2024, SPAK ka ndërmarrë një megaoperacion për ekzekutimin e këtyre urdhërarresteve në disa qytete të vendit, si Shkodër, Lezhë, Durrës, Krujë, Vlorë e Tiranë, ndërsa pritet të dalë me një deklaratë zyrtare në përfundim të operacionit.

23 emrat e zbardhur deri më tani për të cilët janë lëshuar urdhër arreste, Disa jane ekzekutuar 
 1- Leonard Duka – Tirane
2- Erlis Duka – Tirane
3- Astrit Avdylaj – Shijak
4- Altin Avdylaj – Shijak
5- Valter Bami – Kruje
6- Durim Bami – Kruje
7- Endrit Dokle – Durres
8- Plarent Dervishaj – Durres
9- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS –  Lezhe
10- Xhevi Ndoka në burg, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka – Lezhe
11- Fatmir Hyseni alias Doçja  -Vlore
12- Albert Zaja, i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit – Fushe Kruje
13- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca – Lezhe
14- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca
15- Miri Bruli- Shkoder
16- Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë
17 – Ergert Mitri – Polic, Ish drejtori i policisë Lezhe
18- Klodian Shahini – ish punonjës policie kufitare
19 – Altin Morina – Ish efektiv i RENEA-s
20- Marklen Haka
21- Arjan Tuku, arrestuar në Itali
22- Denis Meta, arrestuar në Spanjë
23- Naim Stafuka – Fushe Kruje – Arrestuar
Ngjarjet kriminale për të cilat SPAK hodhi dritë
1-Ekzekutimi i Bardhok Pllanës në Shkodër
2-Përplasja e Avdylajve me Bamët e Niklës
3-Vrasja e Brilant Martinajt me shokët
4-Vrasja e Can Karriqit
5-Vrasja e Erigers Mihasit
6-Vrasja e Armando Dumanit

Lajmi ne perditesim…

Në janar të 2022 banesës së tij në Fushë Krujë iu vu tritol. Lënda plasëse u vu në derën e shkalleve të një objekti tre katesh ku ka disa biznese por ne katin e 3 banon Naim Stafuka me familjen. Shpërthimi ndodhi pikërisht në vendin ku vite më parë u rrëmbye nga persona të maskuar i vëllai Enveri.

Gjithashtu dje Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për 3 efektivët e Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit të sotëm. Bashkë me Erigert Mitrin, i cili më herët ka mbajtur pozicionin si drejtues i Policisë Lezhë dhe Klodian Jasharin, është edhe emri i Altin Morinës, ish-efektiv i RENEA-s

Ish-shefi i stërvitjes pranë repartit special RENEA në Tiranë, Altin Morina u arrestua më 14 mars të vitit 2023 me 113 mijë euro në makinë të padeklaruara. Morina u lirua nga qelia më 16 prill 2023. Asokohe para gjykatës, Morina deklaroi se paratë i kishte marrë nga një biznesmen, pak minuta para se të arrestohej.

Kush është Altin Morina?

39-vjeçari është prej vitesh pjesë e strukturës policore. Karriera e tij ka nisur në strukturën e sotme të AMP, (Agjencia e Mbikqyrjes Policore), ish-SHÇBA e dikurshme. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHÇBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drejtoi komisariatin e Policisë në Ballsh. Nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit. Ka dyshime se përveç lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde.

Deri më tani nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga SPAK mbi urdhër arrestet e ekzekutuara për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale. Ndërkohë raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING