Connect with us

Kronike

Atentati me dy të plagosur në “Don Bosko”, identifikohet një nga autorët

Një nga autorët e plagosjes së dyfishtë në Don Bosko është identifikuar nga uniformat blu të Tiranës. Burime për “Ora News” bëjnë me dije se Policia e Shtetit ka rënë në gjurmët e një prej autorëve, por ende nuk ka mundur që ta vendosë në pranga.

Lidhur me ngjarjen, vetëm pak ditë më parë një vajzë u filmua në gjendje të rënduar psikologjike teksa bërtiste në rrugë dhe përmendte të plagosurit, Kastriot Elezaj dhe Ronaldo Metushi. Për këtë të fundit, ajo pretendonte se kishte ngrënë plumbin ‘kot’, duke fajësuarin të afërmin e Kastriot Elezajt, Alket Elezajn.

“E hëngri plumbin kot Ronaldo, nga pleshtat, përfitojnë nga Ronaldo, nga Armela, nga motra, k… në p… Merreni me urgjencë policinë, Alket Elezaj ta marrin në polici, ju që dëgjoni, Alket Elezaj, jo Kastriot, Alket Elezaj. Dhunon vajzat e pambrojtura që pijnë kafe te Fajoni, Alket Elezaj, pederasti i… Po nuk e futa në burg, Alket Elezajn, që prek motrën time me dorë, do ta var prej k… kaq! Alket Elezaj prej Dibre që prek motrën time me dorë,”-shprehej vajza në video.

Plagosja e dyfishtë në Don Bosko ndodhi në datën 3 Shtator. 3 persona që dyshohet se kanë qenë të maskuar, qëlluan me armë zjarri drejt një lokali ku po konsumonin kafe, Kastriot Elezaj dhe Ronaldo Metushi. Të dy mbetën të plagosur jashtë rrezikut për jetën. Autorët dogjën makinën pas ngjarjes në zonën e Kazmës. Pista kryesore e hetimit, ishte e shkuara e Elezajt, i skeduar dhe dënuar për disa vepra penale, përfshirë dhe prostitucionin.

Advertisement