Bota

Autobomba, FSB ruse: Vrasëse, një grua ukrainase

Autobomba, FSB ruse: Vrasëse, një grua ukrainase

Në një deklaratë, FSB – shërbimet e inteligjencës ruse – pretendon se ka zgjidhur rastin e vrasjes së Darya Dugina.

Sipas tyre, ‘krimi është përgatitur dhe kryer nga shërbimet sekrete ukrainase dhe autoria është shtetasja ukrainase Natalia Vovk, e cila ka mbërritur në Rusi më 23 korrik së bashku me vajzën e saj dhe është larguar nga rusia perms Estonisë.

Shërbimi federal rus i sigurisë fajëson kështu shërbimet sekrete ukrainase për sulmin në të cilin humbi vajzën 30-vjeçarja, vajza e Alexander Dugin, një ideolog nacionalist, i përshkruar në Perëndim si “organizatori” i veprimeve të Vladimir Putin.

FSB deklaroi se vrasësi kishte marrë me qira një apartament në ndërtesën e Moskës ku jetonte Darya Dugina dhe e ndoqi atë. Gruaja ishte në të njëjtin festival kulturor ku Alexander Dugin dhe vajza e tij kishin marrë pjesë pak para vrasjes.

Sipas policisë ruse, bomba e vendosur në makinën e Darya Dugina-s ishte shpërthyer në distancë nga Natalia Vovk.

Presidenti Putin e ka cilësuar aktin, një krim frikacak dhe mizor “që theu jetën e një njeriu brilant dhe të talentuar, një zemër e vërtetë ruse”.

Ukraina nga ana e saj, menjëherë pas sulmit, ka mohuar çdo përfshirje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version