Connect with us

Kosova

Avdullah Hoti zhvillon video-konferencë me Emannuel Macron/ Dritë jeshile për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar ditën e sotme, një video-konferencë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri i Kosovës ka bërë të ditur detaje nga biseda me presidentin e Francës.

Hoti ka thënë se ka diskutuar me presidentin Macron, për mbështetjen që Kosova i ka dhënë në rastin e sulmeve të fundit terroriste, ku i ka shprehur falenderime, ka folur për arrestimet e fundit në Kosovë dhe dorëheqjen e Hashim Thaçit nga posti i presidentit dhe liberalizimin e vizave.

Sipas Hotit presidenti i Francës  gjatë takimit ka dhënë një shenjë pozitive për sa i përket liberalizimit të vizave.

“Lidhur me liberalizimin e vizave u dakorduam që ditëve në vijim, si pjesë e mekanizmave për verifikim, të zhvillohen takime në nivel të ekspertëve që do të pasoheshin me takimin në nivel politik midis ministrave të brendshëm të të dyja vendeve,”-ka thënë Hoti.

Postimi i plotë:
“Presidenti Macron rikonfirmon mbështetjen për Kosovën dhe vizitën në vendin tonë
Sot zhvillova një video konferencë (takim virtual) me Presidentin e Republikës së Francës, z. Emmanuel Macron. Presidenti i Republikës së Francës, z. Emmanuel Macron, fillimisht vlerësoi Kosovën për mbështetjen që i ka dhënë Francës, me rastin e sulmeve të fundit terroriste në Paris. Ndërkaq, vlerësova lartë kontributin e çmuar që ka dhënë Republika e Francës në mbështetje të shtet ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës. E njoftova Presidentin Macron me veprimet e fundit nga Dhomat e Specializuara që sollën edhe dorëheqjen e Presidentit Thaçi. Sigurova Presidentin Macron se, Qeveria e Republikës së Kosovës me përkushtim do t’i kryej të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e parapara me Kushtetutë dhe do të jetë bashkëpunues konstruktiv me bashkësinë ndërkombëtare. Ndërkohë që partitë politike parlamentare janë të gatshme për të gjetur zgjidhje në përputhje me ligjet dhe kushtetutën. Presidenti Macron përshëndeti sjelljen me dinjitet, pjekurinë e kulturën e lartë politike të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, pas veprimeve të fundit nga Dhomat e Specializuara. Bashkë me Presidentin Macron biseduam edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohe reciproke, në kufijtë aktual. Po ashtu u dakorduam që të organizohet edhe një takim i nivelit të lartë rreth ecurisë së procesit të dialogut, sipas formatit të Samitit të Parisit. Lidhur me liberalizimin e vizave u dakorduam që ditëve në vijim, si pjesë e mekanizmave për verifikim, të zhvillohen takime në nivel të ekspertëve që do të pasoheshin me takimin në nivel politik midis ministrave të brendshëm të të dyja vendeve. Presidenti Macron, ju përgjigj pozitivisht ftesës sonë për vizitë shtetërore në vendin tonë,”-ka shkruar Avdullah Hoti.

Emmanuel Macron ka insituar shumë në nënshkrimin e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës. Ai së bashku me Kancelaren gjermane Angela Merkel kanë qenë pro hapjes së bisedimeve dhe takimeve mes dy vendeve për të rënë dakord në një pikë t përbashkët.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *