Connect with us

Politike

Balla dhe Subashi e “djegin” me qytetarët e Fierit

Socialistët dhe jo vetëm, janë përfshirë me të gjitha forcat në fushatë për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Të gjithë drejtuesit e qarqeve, deputetët si dhe kandidatët e 61 Bashkive në të gjithë vendin, po zhvillojnë takime derë më derë me qytetarët për të siguruar sa më shumë vota.

Ndërkohë që nuk mungojnë as festat mes të zgjedhurve nga populli dhe vetë popullit. Siç shihet edhe në videon e mësipërme drejtuesi i qarkut të Fierit Taulant Balla sëbashku me kryebashkiakun e Fierit njëherësh dhe kandidatin për zgjedhjet e 14 majit, Armando Subashi, janë përfshirë totalisht nën ritmin e muzikës.

“Vetëm përpara” është kënga që shoqron socialistët në këtë fushatë zgjedhore, e cila mesa duket ju ka hyrë në “gjak” deputetëve dhe kandidatëve, të cilët vallzojnë krahë për krahë qytetarëve sa herë që ka muzikë.

Advertisement