Connect with us

Aktualitet

Barikada që mund ‘ti hajë kokën’ Macron

A do të dobësohet zëri i Macron në Evropë

Rezultatet e zgjedhjeve legjislative në Francë regjistruan pengesën e parë për presidentin Emmanuel Macron, i rizgjedhur vetëm dy muaj më parë. Bilanci i ri i pushtetit brenda Asamblese Kombetare hap një periudhë pasigurie me një kryetar shteti që nuk ka shumicën absolute, hera e pare qe ndodh ne Republikën e Pestë, dhe për këtë arsye nuk dihet se çfarë ndikimi mund të ketë në pozicionet e qeverisë në Këshillin e Ministrave apo në zbatimin e marrëveshjeve në nivel europian

Nëse Emmanuel Macron është ende “kampioni” i Bashkimit Europian, këto zgjedhje, ku e djathta ekstreme ka mbledhur 17% të votave dhe koalicioni që bashkon të majtën gati 32%, kane nxjerre në pah mosbesimin e francezëve ndaj projektit europian, te cilet mesa duket kerkojnë që konstruksioni i Europes se Bashkuar në këtë moment duhet të rimendohet. Vetëm koha do të tregojë nëse Emmanuel Macron do të ketë sukses në ndjekjen e qëllimeve të tij në nivel evropian apo nëse zëri i tij në vendimarrjen kontinentale do te dobesohet

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *