Kosova
BE bën me hile/ Kaosi i dialogut Kosovë-Serbi dhe çelësat e shtëpisë
“Përfshirja e paralajmëruar e planit franko-gjerman në kapitullin 35 të negociatave të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të nënkuptonte fundin zyrtar të Marrëveshjes së Brukselit, e cila 10 vjet më parë mundësoi hapjen e rrugës evropiane të Serbisë dhe ironia është se tani, në vend që të përshpejtojnë zgjerimin, liderët e BE-së do t’i mbyllin përgjithmonë dyert e Brukselit për Serbinë, si dhe për Kosovën” – Kështu gjykon analisti serb Millosh Gariç
Për të dytin vit radhazi, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në planet nga revistat botërore, por pyetja kryesore është nëse ajo e sheh veten në këtë mënyrë dhe sa pushtet ka sot Bashkimi Evropian, i kryesuar nga ajo.
Sipas Gariç, duket se Unioni ka ngecur në Ukrainë, në tmerrin e luftës izraelito-palestineze. Edhe në Ballkan, në oborrin e saj, BE-ja nuk po arrin të bëjë punën e saj. Ekziston frika se në Bosnje Hercegovinë është kthyer kaosi i para-Dajtonit dhe dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës ka 12 vjet që po lëngon dhe është future në qorrsokak të plotë.
Askush nuk e ka më të qartë se çfarë është autoritative, si arrihen marrëveshjet dhe pse BE-ja nuk respekton nënshkrimet e veta, teksa paskësaj pret të ketë autoritet.
Ata hoqën dorë nga marrëveshja e Brukselit në Bruksel, dhe tani insistojnë për një marrëveshje.
Përderisa autoritetet shqiptare në Kosovë nuk kanë ndërmend t’u lejojnë serbëve një jetë normale dhe vetëqeverisje lokale, Brukseli po shtyn në obligime të reja Beogradin përmes kapitullit 35. Ata mendojnë se një mënyrë e mirë për “normalizimin” është të kërkohet që Serbia të pranojë që Prishtina t’i bashkohet institucioneve ndërkombëtare.
Në detin e krahasimeve të ndryshme me këtë situatë, ndoshta më e gjalla është se kur fton dikë për darkë, nuk i thua t’i sjellë çelësat e shtëpisë dhe t’i lërë peng. Thjesht nuk është etiketa e duhur. Por, në planet, prej disa kohësh, rregullat tradicionale nuk po zbatohen. Po cilat janë pasojat e mundshme të “planit” të fundit të BE-së për Serbinë dhe Kosovën?
Gazetarë dhe ekspertë të mirëinformuar në proceset e politikës së jashtme – Liljana Smajlović dhe Miroslav Stojanović, kanë shprehur opinionet e tyre.
Miroslav Stojanoviç, ish-korrespondenti shumëvjeçar nga Gjermania i ‘Politika’, vëren se asgjë nuk është ende e qartë, se perse ideja e amendamentit të kapitullit 35 u hodh në qarkullim pikërisht para zgjedhjeve parlamentare në Serbi.
Nga ana tjetër, Liljana Smajloviç vëren se thelbi qëndron para së gjithash në faktin se “Bashkimi Evropian nuk do që të pranojë shtete të reja anëtare derisa të ndryshojë mënyrën e vendimmarrjes brenda Unionit, domethënë derisa të shfuqizojë vendimmarrjen nga konsensus”.
Sipas fjalëve të saj, kjo do të thotë “se e ardhmja në BE e Ballkanit Perendimore është në një shkop gjithmonë e më i gjatë