Connect with us

Rajon

BE sanksionoi Kosovën/ Vuçiç: Nuk ka bisedë me Kurtin

 Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se nuk ka bisedime me Albin Kurtin dhe se është shumë i shqetësuar për serbët në Kosovë, raportojnë mediat serbe. Vuçiç tha se ka frikë nga lëvizjet krejtësisht irracionale dhe antiserbe të Albin Kurtit.

“Nuk ka bisedë, as normalitet, as nder, as fjalë me Kurtin, jam shumë i shqetësuar për njerëzit tanë në Kosovë. Populli ynë ka nevojë për paqe”-tha Vuçiç i ftuar në TV Prva.

Ndërkohë presidenti serb tha se Perëndimit “nuk i intereson” kur kërcënohen të drejtat e serbëve në Kosovë. Ai shtoi se nuk mund të flasë pa emocione për pozitën e serbëve në Kosovë, të cilët “i rrahën dhe u vendosën thasë në kokë”.

“EULEX-i monitoron 109 raste të serbëve të arrestuar, 11 në periudhën e fundit kanë qenë në paraburgim. Ka njerëz që kanë qenë në paraburgim për dy vjet, pa asnjë bazë dhe pastaj thonë se është sundim i ligjit”– tha Vuçiç.

Advertisement