Kosova
BE-së i mungon kapaciteti për t’i zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë
“Një ndër arsyet kryesore për ngecjen e procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën kujdesin e Bashkimit Evropian, është mungesa e kapaciteteve dhe unitetit në mesin e 27 shteteve anëtare të BE-së për t’i zgjidhur problemet, kombinuar nga mungesa e angazhimit të Kosovës dhe Serbisë në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve në kuadër të dialogut” – Ky është vlerësimi i ish-zyrtarit të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Jolyon Naegele.
Procesi i dialogut pritej të hynte në fazën përmbyllëse dhe marreveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përkundër se nuk mbart pëlqimin dhe angazhimin e qartë të të dy palëve – jo vetëm për faktin që të dy liderët nuk e kanë nënshkruar – planifikohej të arrihej në kryeqytetet evropiane në fund të vitit 2023, por se ky afat nuk është arritur.
Ish-zyrtari i OKB-së ka vlerësuar se mungesa e unitetit midis 27 shteteve anëtare të BE-së, pesë prej të cilave nuk e njohin Kosovën (Spanja, Sllovakia, Greqia, Rumania dhe Qipro), dobëson edhe më tej pozitën e BE-së në trajtimin e Kosovës për një sërë çështjesh, veçanërisht përsa i përket procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy fqinjëve.
Përderisa terreni i kërkimit të madh për “përgjigjet” dhe “formulën e zgjidhjes” pritet të vazhdojë edhe në vitin 2024, çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pritet të rifutet ngadalë në agjendën e aktorëve të angazhuar në terren, por duke mbetur një ndër prioritetet e bashkësisë së organizuar perëndimore në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.