Politike
Beleri “Arrest me Burg”/ Apeli nuk ndryshon masën e sigurisë për Kryetarin e Bashkisë së Himarës
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi arrestin me burg për kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri i cili ndodhet në paraburgim që prej 12 majit të vitit 2023 për shitblerje të votave vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Beleri është arrestuar prej 12 majit të vitit të kaluar i akuzuar për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit, në të cilat ai mori shumicën e votave në bashkinë e Himarës.
Beleri po ashtu ka kërkuar të kryejë betimin si kryebashkiak i qytetit jugor, por nuk është lejuar.