Connect with us

Politike

Berisha distancohet nga kompania që po lobon për të në DASH: Nuk jam zëdhënësi i saj

Sali Berisha është distancuar nga kompania “Continetal Strategy”, e cila po lobon në Departamentin Amerikan të Shtetit për heqjen e “non gratës” së liderit demokrat, teksa paguhet 250 mijë dollarë në muaj.

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se nuk është zëdhënësi i kompanisë në fjalë dhe se nuk ka komente për letrat që dërgon ajo në DASH. Sipas Berishës, e rëndësishme është që gjithçka është transparente dhe jo si lobimet e Edi Ramës përmes McGonigal.

Pyetja: Z.Berisha, pak ditë më parë është publikuar një letër e Continetal Strategy, e cila njoftonte DASH që ju ishit në pension dhe duhet të hiqej non0grata dhe nuk merreshit më me politikë. Por, pak ditë më vonë kjo kompani lobuese në SHBA korrigjoi emrin tuaj duke thënë se, tashmë nuk jeni nëpension por kryetar i PD, por nuk keni poste qeveritare. E keni keqinformuar ju kompaninë amerikane që ka lobuar dhe po lobon në DASH, apo informacioni i parë i saj në letrën drejtuar Marko Rubios ka qenë me informacionet që ajo ka mbledhur vetë?

Sali Berisha: As për të parën, as për të dytën. Unë kam vetëm një përgjigje për të dyja, nuk jam zëdhënës i kompanisë në fjalë. Nuk jam zëdhënës i kompanisë, kompania ka rregullat e saj të funksionimit, drejtohuni asaj. Edhe njëherë, nuk kam asnjë koment për ato çka nuk më takojnë mua. Për ato, shkruaji kompanisë, të të kthejë përgjigje kompania. Rëndësi të madhe këtu ka që ajo është transparente, nuk është mafioze siç ishte Lou Bladel, McGonigal, Rossini. Ajo është transparente. McGonigal merrte para kundër Sali Berishës dhe fshihej. McGonigal punonte për sanksionimin e Sali Berishës dhe fshihej. Pra, të mos i ngatërrojmë gjërat sepse ti je gazetar. Dhe për McGonigal, Altin Troplini hesht si fija e barit, paçka se Edi Rama nga zyra e tij i ka dhënë 225 mijë dollarë për të punuar kundër Sali Berishës dhe opozitës. Kurse ato janë probleme transparente. Ajo kompani i ka afishuar që të gjitha… Pagesat nuk kanë asnjë lidhje me mua. Tani, për të gjitha këto, drejtohu kompanisë, unë nuk jam zëdhënës i saj. E rëndësishme është që kompania është transparente. Nuk veprojnë siç vepruan Lou Bladel, Marco Rossini dhe McGonigal me Edi Ramën, hiena apo mafioze të cilët merrnin paratë e taksapaguesve për të shkatërruar opozitën e vendit dhe sot mbrohen nga Altin Troplini. Ai është në burg atje, kurse ky nuk hap një dosje këtu dhe përpiqet të tregojë se është shërbëtor i shpifur i kreut të organizatës kriminale shqiptare.

Pyetja: Z.Berisha, deri më tani kjo kompani rezulton që të ketë bërë dy pagesa nga 3 muaj. Po keqinformojnë DASH në emrin tuaj. Një kompani që merr 250 mijë dollarë në muaj dhe të keqinformojë ëhtë pensionist në Shqipëri?

Sali Berisha: Kontrata me kompaninë Continental është transparente, drejtohuni asaj! Altin Troplini po hesht si fija e barit për skandalin e McGonigal.

Advertisement