Connect with us

Politike

Berisha: Kandidatët tanë, kampionë të lirisë, Rama i tmerruar nga…

Ish- kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se kandidatët e opozitës janë kandidatë të lirisë.
Në hapjen e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 majit në stadiumin kombëtar “Air Albania”, kryedemokrati u shpreh se Rama është i tmerruar nga starti i kësaj fushate.

“Të dashur demokratë e demokrate, anëtarë të PL, PBDNJ, Partisë Demokristiane të pranishëm në këtë miting madhështor, të dashur qytetarë.

Të dashur kandidatë të lirisë.
Është nder i madh të flas sot para jush, por fjalën time do e nis me një falenderim të vecantë, për ju, përfaqësuesit e votës së lirë të shqiptarëve. Fjalët tuaja në këtë platformë, ishin simfonia më e bukur politike që kam ndjekur ndonjëherë, kjo për faktin se të ardhur të gjithë nga qytetarët, ishin hymne për qytetarin, zotime para tyre, projekte për interesat e tyre.
Ky start i madh, i paparë në 32 vite, është një garanci e madhe e suksesit tonë.
Ky start ka tmerruar Ramën dhe lolon e tij Veliaj.
Tek ndiqja fjalimet tuaja, në mendje më vinin kampionët që kisha parë e duartrokitur në shkallët e këtij stadiumi. Ju jeni sot kampionët e lirisë. Kjo është arsyeja që Ramë është tmerruar. Rama-Veliaj një dyshe që ditën lëpihen me

Advertisement