Connect with us

Politike

Berisha me fituesit e primareve: Dëshmuat civilitet

Kreu i PD, Sali Berisha po zhvillon këtë të enjte një takim me fituesit e Primareve për zgjedhjet e 14 majit.

Në një aktivitet të organizuar në selinë blu, Berisha tha se primaret ishin një ngjarje shumë e rëndësishme për PD duke i cilësuar një zhvillim të vyer në rrugën e konsolidimit të vlerave dhe demokracisë.

“Për këtë sallë, për këtë seli, për PD-në, kjo është një ngjarje shumë e veçantë.

Kurrë ndonjëherë më parë, këtu nuk janë ulur kandidatë për qytetarë të parë të bashkive të vendit, një trupë që ka marrë votat nga anëtarësia dhe simpatizantët e PD-së, më shumë se të gjithë institucionet e tjera të kësaj partie në të gjithë ekzistencën e saj.

Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne, është një zhvillim jashtëzakonisht i vyer, i çmuar, në rrugën tonë të konsolidimit të vlerave dhe demokracisë.

Ju keni dalë nga një garë, keni konkurruar me bashkëluftëtarët tuaj, keni dëshmuar në tërësi civilitet, integritet, transparencë dhe me garën që keni bërë, keni transformuar, ridimensionuar pluralitetin në gjirin e PD-së, por edhe në Shqipëri në tërësi”-tha Berisha.

Advertisement