Politike
Berisha: Rama, në botën virtuale me Ismail Bej Vlorën, në realitet me kriminelë
Përmes një reagimi në Facebook, Kryetari demokrat, Sali Berisha, ka reaguar mbi videon e posuar së fundmi nga Rama, e cila është realizuar nga inteligjenca artificiale, ku ky i fundit është krah Ismail Bej Vlorës.
Berisha është shprehur në video se Rama mund të shëtisë vetëm në botën virtuale pasi në realitet ai shoqërohet me banditë e trafikantë të cilët i ka futur në qeveri duke i emëruar me poste të larta.
Postimi i plotë:
Mirëdita, miq!
Edi Rama ka zgjedhur të shoqërohet dhe të shëtisë me “Ismail Qemalin”, por vetëm në botën virtuale. Sepse, në botën reale ai shoqërohet me hajdutë, me banditë dhe trafikantë.
Ata, ai i ka futur në qeveri, i ka futur në parlament, i emëron në postet ndër më të lartat. Të tjerëve u jep lejet e kullave, i shpall investitorë strategjikë, duke ndarë me ta fitime të mëdha.
Dielli me shoshë nuk mbulohet!