Politike
Berisha: Rama në hetim ndërkombëtar për…
Ish-Kryeministri Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët është shprehur se kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka qenë edhe është nën hetim ndërkombëtar.
Berisha këtë deklaratë sipas tij e bazon nga indiciet që ai ka personalisht. Lidhur me këtë akuzë nuk dihet ende nëse janë të bazuara në fakte apo ish-kryeministri po bën akuza politike.
Berisha: Sistemi TIMS dhe MEMEX ka çdo gjë, ADN, grup gjaku, gishta, nuk ka lidhje me portalin. Ka komunikime dhjetra orë me grupet e krimit, në Shqipëri, Dubai dhe Amerikë Latinë, e kudo. Unë mund t’u deklaroj se Edi Rama është sipas të gjitha indicjeve, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar. Rama po hetohet nga FBI në rastin e ish-agjentit McGonigal. Po lexoj mandatin e gjykatës: Gjykatësi vendos të mblidhet, regjistrime, dokumente materiale të lidhura sa më poshtë: -çdo regjistrim për çështjen Charles McGonigal, që hetohej intensivisht nga FBI, ish-anëtar i komisionit Myler, si prokuror i pavarur për të hetuar lidhjet e Donald Tramp me rusët.
Ky McGonigal ishte në ekipin e Myler, por hetohet vetë për lidhjet me rusët. Gjykatësi urdhëron çdo regjistrim dhe material në posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo të kufizuar, tekstet e mesazheve celulare, emailet elektronike, mesazhet zanore, letra, shënime, midis Charles McGonigal për çështjet që vijojnë, përfshi kryeministrin Edi Rama.
Çdo udhëtim i kryer nga McGonigal në Shqipëri, çdo pagesë, dhuratë, të dhëna atij nga Dorian Duçka, këshilltari famoz i Edi Ramës. Pra, nuk përmendet në Kosovë a Mal të Zi kryeministri, vetëm në Shqipëri përmendet kryeministri. Në emailin zyrtar të McGonigal gjendet një email privat i Edi Ramës. Edi Rama i kërkonte mikut të tij, McGonigal t’i gjente një kompani për një problem antikorrupsioni. Por FBI e ndalon kategorikisht këtë gjë. McGonigal ndërkohë, erdhi në Shqipëri, regjistroi kompaninë e tij të biznesit, pra më thoni ju mua, a është ky mandati i gjykatësit? Por ka edhe çështje të tjera. Ajo me kartelin Sinaloa.
E patë foton duke dalë trojka nga zyra e Edi Ramës? Dje e kishte Washington Examiner këtë problem. A e keni parë se del i çekuilibruar shpesh para jush?