Connect with us

Kosova

BIDEN I DESHTUAR ME KOSOVEN/ Trump premton ndryshim të qasjes

Analisti dhe profesori amerikan, Daniel Sewer, ka bërë një analizë lidhur me qasjen amerikane karshi Ballkanit Perëndimor.

Sipas Serwer, politika e administratës Biden karshi rajonit ka qenë e dështuar dhe sipas tij, Administrata e re e Trump s’duhet të përsëris gabimin që kishte bërë në mandatin e parë, teksa kishte projektuar ndarjen e Kosoves.

“Qasja e administratës së parë të Trump në Ballkan favorizoi ndarjen e Kosovës, e cila do të rezultonte edhe me ndarjen e Bosnjës. Kjo do kishte shpërblyer ate kohe Serbinë dhe Rusinë. Fal zotit, përpjekja dështoi. Administrata e re amerikane nuk duhet ta përsërisë atë gabim.”-ka shkruar Serwer në analizën e tij duke potensuar gjithashtu se ajo duhet të mesoje nga dështimet e administratës së Joe Biden.

Profesori amerikan tha gjithashtu se një gjë e tillë s’do të jetë e lehtë të ndodh, duke qenë se Serbia gjatë katër viteve të fundit ka “dashuruar me zell me presidentin Donald Trump, familjen dhe përkrahësit e tij”.

“Jared Kushner po investon paratë saudite në zhvillimin e pronave të paluajtshme serbe. Nëse mbizotërojnë lidhjet personale, ka pak shpresë për një ndryshim të mirë të politikës amerikane në Ballkan”- ka shkruar Serwer.

Ndërkohë për Sekretarin Marco Rubio dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Kellog, Serwer u shpreh se “ata duhet të jenë të pranueshëm ndaj argumentit se Amerika duhet të jetë e mirë me miqtë e saj. Rubio e ka mbështetur Kosovën edhe në të kaluarën. Kellogg nuk do të dëshirojë paqëndrueshmëri në Ballkan, ndërkohë që SHBA përpiqet të zgjidhë luftën në Ukrainë. Ndarja e Bosnjës apo e Kosovës do të shpërblente agresionin rus”, ka thënë Serwer në blogun e tij.

Advertisement