Connect with us

Bota

Bilanci në botë/ Mbi 1 milionë të vdekur nga Covid-19, India shënon ulje të infektimeve që prej muajit korrik, Britania nis vaksinimin

Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 67 milionë persona të prekur nga pandemia në të gjithë botën, ndërkohë që 1,550,303 persona kanë ndërruar jetë. Nga të prekurit nga pandemia janë shëruar mbi 47 milionë pacientë.

Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 200,085 persona, duke e çuar numrin në total mbi 15 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 1,539 njerëz dhe numri në total ka shkuar 290474. Sakaq, Presidenti aktual  i SHBA Donald Trump ditën e sotme do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të siguruar që përparësia që vaksinat Covid-19 t’i jepet popullit Amerikan, kanë deklaruar zyrtarët.

India renditet e dyta, por gjatë orëve të fundit ka raportuar një ulje ditore të rastet me koronavirusit që nga 10 korriku. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar  26,567 infeksione të reja me koronavirus, dhe numri në total është  9.7, ndërkohë që kanë ndërruar jetë  385 persona dhe numri në total i vdekjeve është 140,958.

Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Spanja, Gjermania, Greqi dhe Italia kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë hyrë në izolim për herë të dytë. Franca është një nga vendet që gjatë valës së dytë të pandemisë ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve, ku si pasojë ka vendosur masat izoluese më herët se vendet e tjera në Evropë. Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pozitiv 3,411 persona, duke e çuar numri në total 2,295,908. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 366 pacientë dhe shifra në total e vdekjeve është 55,521.

Gjermania, po ashtu është një nga vendet që ka shënuar rritje të infektimeve dhe si pasojë masat izoluese të vendosura janë shtyrë deri në 10 janar. Ndërkohë gjatë orëve të fundit në Gjermani janë regjistruar mbi 14,054 të infektuar, duke e çuar numrin në total 1,197,709. Ndërsa numri i vdekje është rritur, duke regjistruar 423 pacientë dhe në total është 19,342.

Italia është një nga vendet më të prekura nga pandemia, me numrin më të lartë të vdekjeve në valën e parë, por dhe në valën e dytë në vend është shënuar një numër i lartë infektimesh, ku vendi ka hyrë në izolim total. Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar mbi 13,7 20 raste të infektimit me Covid-19, duke e çuar numrin në total 1,742,720. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 528 pacientë dhe shifra në total është 60,606.

Greqia po ashtu ka vendosur masa parandaluese në një pjesë të vendit dhe ka vendosur një zgjatje të masave deri në muajin 4 janar, vendim i marrë ditën e djeshme nga qeveria greke, si pasojë e rritjes së numrit të infektimeve. Në bazë të rregullave të vendosura, baret, restorantet dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura. Sakaq, gjatë orëve të fundit janë shënuar pozitiv mbi 1,250 persona, duke e çuar numrin në total 116,721. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 89 pacientë, duke e çuar numrin në total 3,092 njerëz.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *