Kosova

Bislimi nxjerr sekretin: Asociacioni shoqërohet me njohjen de-facto

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur në detaje për atë se ku ka mbetur dialogu me Serbinë aktualisht dhe si do të procedohet me implementimin e marrëveshjeve.

Ai u shpreh se tashmë ka mbetur që palët të pajtohen për sekuencimin, dhe për këtë sekuencim duhet bazuar në dy parimet, që duhet bërë diçka për të marrë diçka në këmbim dhe se çdo gjë që ndodhet në dokumentin bazik duhet të reflektohet në implementimin e planit të sekuencimit.

Bislimi tregoi gjithashtu se Miroslav Lajcak është duke zhvilluar disa propozime për këtë dhe se palët po negociojnë për ato propozime.

Duke folur për Asociacionin, Bislimi ka potencuar se ndodhet në Nenin 10, dhe në momentin që palët do të pajtohen për sekuencimin, atëherë lind përgjegjësia dhe obligimi për fillimin e implementimit.

Kryenegociatori ka theksuar se implementimi do të bëhet në atë mënyrë që në secilën prej 4 fazave të themelimit të Asociacionit, Serbia duhet të kryejë obligimet e saj në drejtim të njohjes de-facto.

TRENDING

Exit mobile version