Pinknews
Bledi Manes nuk i del e keqja me Luizin: Trushplarët nxorrën fitues një njeri nga rruga
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/09/luiz-12.jpg)
Gazetari Bledi Mane herë pas herë në intervistat e tij nuk i ka kursyer “thumbat” apo ironitë ndaj fituesit të BBV2, Luiz Ejllit.
Së fundi duke përmendur faktin që tashmë çdokush ka akses në internet, Mane po nënkuptonte votat që i dha publiku Ejllit në spektaklin e njohur.
“Trushplarët e pa arsimuar votojnë, ashtu si mua që mund të kem mbaruar masterin dhe ky është defekti më i madh i kësaj demokracie, sepse këta trushplarët duke bërë të marrin më qafë.
Këta trushplarët nxjerrin fitues në një show televiziv një njeri nga rruga, i japin çmimin e parë një kënge sharlatane,” tha Bledi në intervitën e fundit të tij.
Megjithatë, ai theksoi se deklaratën e dha në tërësi duke lënë të kuptohet se pse bota nuk po ecën ashtu siç duhet.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)