Connect with us

Kronike

“BMW” përplas mjetin e parkuar, plagoset këmbësori

Një person ka mbetur i plagosur në Korçë pasi është përplasur nga makina. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:50, në lagjen nr.6, Korçë, tek vendi i quajtur “Pazari i Biçikletave”.

Automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin A. Q., ka përplasur një automjet tip “Ford” të parkuar, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori I. D., rreth 73 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement