Aktualitet
‘BOMBA’ e ditës/ Zbardhen përgjimet e plota të 21 janarit
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/01/aa6.jpg)
Sot mbushen plot 12 vite nga demonstrata e përgjakshme, e mbajtur më 21 janar përpara kryeministrisë, ku humbën jetën Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj. • U deshën 12 vite, por sot për herë të parë kanë dalë përgjime ekskluzive nga “Xhungël.al”, ku zbardhet biseda e Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve. • Artan Hoxha shtoi se kjo video tregon që pamjet tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër dhe se në përgjime është kapur edhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. • Komunikimet janë bërë me një radio të veçantë “202 i Tufanit”. • Sipas gazetarit, përgjimet janë regjistruar nga vendet aleate, sepse pushteti u sigurua t’i fshinte pamjet. Përveç shqiptarëve, aty kishte dhe diplomatë të huaj. • Hoxha shton se ata e kanë regjistruar këtë gjë dhe është mbajtur si provë. • Më 21 janar 2011, opozita e asokohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për “7%” e një koncesioni. • Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. • Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. • Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.
Kush foli tek 202 i Tufanit (kodi i radios) më 21 janar? Basha, Prendi dhe “260 i Luanit”, kujt i përkasin NOFKAT?
![Zbardhen përgjimet e plota të 21 janarit, Artan Hoxha i zbulon:](https://i0.wp.com/cdnimpuls.com/dosja.al/media3/-640-0-1674240338xzpng-484.png?w=740&ssl=1)
TIRANË– Për herë të parë, pas 12 vitesh kanë dalë përgjimet e para në radio të komunikimeve që kanë bërë drejtuesit më të lartë të Gardës para se të vriteshin 4 persona. Ditën e sotme një video ekskluzive nga “Xhungël.al”, Artan Hoxha ka zbardhur bisedën e Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve.
Por kush komunikoi në radion speciale, tek e cila jo të gjithë mund të dërgonin mesazhet e tyre?
Në përgjimet dëgjohet zëri i Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës; Zv/komandantit të gardës, Artan Hoxha; Komandantit të Njësisë Speciale të Gardës majorit Alfred Ahmetcanaj; dhe vetë asokohe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. E megjithatë ka edhe emra ende të “po çkoduar” si psh: “260 i Luanit”; “I panjohuri”; Martini, mbiemri i të cilit nuk del.
Sipas Artan Hoxhës në radio ka pasur akses edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Saimir Muça, i cili ka dëgjuat gjithashtu urdhërin e dhënë për vrasje.
Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për “7%” e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.
Si u siguruan PËRGJIMET e 21 janarit, Artan Hoxha e ZBULON: Më thirrën ndërkombëtarët, më vjen të qesh kur kërkojnë prova për “non grata-t”
![Zbardhen përgjimet e plota të 21 janarit, Artan Hoxha i zbulon:](https://i0.wp.com/cdnimpuls.com/dosja.al/media3/-640-0-1674239268xtanipng-643.png?w=740&ssl=1)
TIRANË- Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar materiale të reja për ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në fjalën e tij gjatë shpjegimit të materialit, Artan Hoxha la të kuptohet se përgjimi ishte prej “të huajve” në Shqipëri, por u shpreh se nuk kishte lidhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, në dijeni të materialit është vënë prej vitesh, por vetëm pas 12 vitesh ka mundur që ta sigurojë dhe ta publikojë në media.
“Është një regjistrim audio. Vrasjet janë bërë me urdhër, por serverat u fshinë, procesverbalet u fshinë, nuk u la më asnjë gjurmë, për të fshehur faktin se kush i kreu vrasjet. Por nuk u fshinë ato të ndërkombëtarëve europiane, se për ata përtej adriatikut nuk e di. Më thirrën fillimisht që të identifikoja se kush ishin personat. Pra të lidhja zërin me figurën. Prandaj më vjen për të qeshur mua kur kërkojnë prova për “non grata”. Përgjimet jam tronditur kur e kam dëgjuar.
Aty kupton se çfarë ka ndodhur. Kjo është një provë e fortë që tregon se protestuesit janë vrarë me urdhër në intensitetin e protestës. Dhe kur njerëzit ishin lodhur. Ky material është regjistruar nga aletatët tonë. Kur dalin këto vendimet non grata dhe kur këta të shpallur kërkojnë prova mua më vjen të qesh sepse ata e dinë çfarë provash kanë. Regjistrimi është bërë nga një vend aleat. Ma vuri në dispozicion për të bërë leximin e ngjarjes.
Më në fund pas 12 vitesh, mu dha mundësia të kem një provë që dëshmon se vrasjet janë bërë me urdhër dhe ofcerët që kanë qëlluar me urdhër. Ky material që është siguruar pas një kohe kaq të gjatë i jep mundësinë që të gjejë përgjegjësin dhe t’i qetësojë familjarët. Komunikoni vetëm stafi drejtues dhe ai që konsiderohej grupi i zjarrit. Ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtor i Policisë së Tiranës. Aty dëgjohet që flet edhe ministri i Brendshëm i asaj kohe që kaq qenë Lulzim Basha,”- u shpreh Artan Hoxha në emisionin Zona Zero në Top News.
Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për “7%” e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.
Nuk kishte radio, por sërish foli! Përgjimet e 21 janarit, Artan Hoxha tregon DETAJE: Foli Basha, urdhërin për vrasje e dëgjoi edhe kryepolici i Tiranës
![Zbardhen përgjimet e plota të 21 janarit, Artan Hoxha i zbulon:](https://i0.wp.com/cdnimpuls.com/dosja.al/media3/-640-0-1674237965xhoxhapng-115.png?w=740&ssl=1)
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë me dije detaje të reja lidhur me vrasjen e katërfishtë më 21 janar të vitit 2011. Në fjalën e tij, Artan Hoxha në “Zona Zero” tha se për të komunikuar është përdorur një kanal i veçantë në radio që nuk aksesohej nga të gjithë. Madje, edhe pse nuk kishte radio, në komunikim është përfshirë edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Por fjalët e tij ka zgjedhur që të mos i nxjerrë bashkë me përgjimet e tjera.
“Radioja e përdorur kishte një kanal të veçantë. Në kanalin e radios ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili ka përdorur një radio që nuk ishte e tija, por ka ndërhyrë për të dhënë sinjalin e tij para vrasjes së 4 persona në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Madje urdhëri për zjarr është dëgjuar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, aso kohe, Saimir Muça,”-tha Artan Hoxha.
Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për “7%” e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.
Zbardhen përgjimet e plota të 21 janarit, Artan Hoxha i zbulon: Kasetën e kishin ALEATËT, në radio flet edhe Basha. SPAK të hetojë
ZBARDHEN PËRGJIMET E PLOTA TË DITËS SË 21 JANARIT: Të kërkon ministri në radio. Gati për zjarr “ta-ta-ta”
![Zbardhen përgjimet e plota të 21 janarit, Artan Hoxha i zbulon:](https://i0.wp.com/cdnimpuls.com/dosja.al/media3/-640-0-1674237174xscreenshot-35-2-852.png?w=740&ssl=1)
TIRANË– Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar sot për herë të parë materiale të reja që nuk janë zbardhur deri më tani që zbardhin të plotë se çfarë ka ndodhur në momentin kur u vranë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Biseda është mes kreut të Gardës në atë kohë Ndrea Prendi dhe zëvendësit të gardës Artan Hoxha, ky i pari i jep urdhër këtij të fundit që të mbajnë armët gati për zjarr. Madje kodi është “gati për zjarr ta-ta-ta”, ndërsa në një moment të dytë në radio flet edhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Por gazetari ka zgjedhur që të mos i publikojë fjalët e tij.
PËRGJIMET E PLOTA TË DITËS SË 21 JANARIT:
KOMUNIKIMI I PARË:
Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj
Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr
Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.
KOMUNIKIMI I DYTË:
Komandanti i Gardës Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajë. Pastaj kur të them unë në trup.
Ndrea Prendi: Artan (Artan Hoxha, zv komandanti i Gardës). Dëgjon? Artan dëgjon?
Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.
KOMUNIKIMI I TRETË:
Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak
Artan Hoxha: Kuptova, kuptova
Ndrea Prendi: Ky është urdhëri, Dashamir dëgjuat
Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta-ta-ta gjakos (urdhëri për të vrarë)
Komunikimet (urdhërat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhëri për të qëlluar, u zbatua duke realizuar të shtënat një nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë me asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjeve të protestuesëve, ka jnë qetësi absolute tek komandanti i Gardës dhe oficerët drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrasë apo të plagosur.
I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?
260 i Luanit: Ju dëgjoj
I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio
KOMUNIKIMI I KATËRT:
Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.
Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!
KOMUNIKIMI I PESTË:
Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?
202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.
Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.
Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova
Ndrea Prendi: Artan më dëgjon
Artan Hoxha: Dëgjoj
Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem
I panjohur: 260 e Luanit?
I panjohur: Luani 3
Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për “7%” e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.
Përgjimet e 21 janarit, Artan Hoxha: Nuk i nxjerr me zë, s’dua të humbasin vlerën
![Zbardhen përgjimet e plota të 21 janarit, Artan Hoxha i zbulon:](https://i0.wp.com/cdnimpuls.com/dosja.al/media3/-640-0-1674236217xtanipng-162.png?w=740&ssl=1)
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë materiale të reja që nuk janë zbardhur deri më tani që zbardhin të plotë se çfarë ka ndodhur në momentin kur u vranë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Zona Zero”, Artan Hoxha ka bërë me dije se përgjimin e plotë e ka edhe me audio po ka zgjedhur që të mos i nxjerrë. Ndërkohë që edhe njëherë i bën thirrje Prokurorisë së Posçme që të hetojë ngjarjen e të mos e lërë në Prokurorinë e Tiranës.
Artan Hoxha: Nuk e kam nxjerrë me audio sepse nuk dua që ta humbi vlerën në Prokurorinë Speciale. Vetëm SPAK e heton këtë sepse është krim shtetëror.
Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për “7%” e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.
“KUJDES MUNICIONIN!”? Komunikimi në radio i Ndrea Prendit me vartësit në 21 janar, Artan Hoxha ZBARDH PËRGJIMET
![Zbardhen përgjimet e plota të 21 janarit, Artan Hoxha i zbulon:](https://i0.wp.com/cdnimpuls.com/dosja.al/media3/-640-0-1674235882x1579594843-21janari-898.jpg?w=740&ssl=1)
TIRANË– Del videoja ekskluzive nga “Xhungël.al”, ku zbardhet biseda e Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Zona Zero” deklaroi se kjo është ngjarja më e rëndë e ndodhur në 30 vitet e fundit në vendin tonë, duke shtuar se kjo video tregon që pamjet se vrasjet u bënë me urdhër, ku duket qartë urdhëri i Ndrea Prendit me vartësit në 21 janar.
PJESË NGA BISEDA:
Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.
Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!
Në vijim pauzë e gjatë në radio….
Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për “7%” e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)
You may like
-
Anticikloni Afrikan, këtë javë priten ditë të nxehta! Termometri do të shënojë deri në 43 gradë celsius
-
Mashtrim me vizat në SHBA për 10 mijë €/ Renato Nasto dhe 4 të tjerë të pandehur
-
U arrestua për hedhjen e molotovit në protestë, lirohet i riu nga burgu
-
Shtullungat e zj*arrit në ajër, çfarë po ndodh te Kodrat e Priftit në Tiranë
-
E moshuara mbetet e bllokuar në katin e 5-të të pallatit, ndërhynë forcat zjarrfikëse
-
Çfarë është Kurban Bajrami, ushqimet që nuk duhet të mungojnë nga tryeza festive
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/Q7-6.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Kolonia e fundit në Europë
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/Q12-3.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Siguria e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme për NATO-n
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/4-6.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Barrën e bashkimit mbarëopozitar e ka Berisha dhe PD
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/aaaaaa-1.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Nuk e bën dramë humbjen me spanjën, sulmuesi kroat: Me Shqipërinë është finalja jonë
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/mmm-1.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Mediat kroate: Në përplasjen e serbëve me tifozët anglezë i përfshirë edhe djali i Vuçiç
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/kkk-1.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme, 33-vjeçari gjendet i mbytur në rezervuar
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/bbbb.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Dosja e SPAK/ Ahmetaj la 93 mijë euro brenda një muaji në kazinonë e Maltës
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/www.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Anticikloni Afrikan, këtë javë priten ditë të nxehta! Termometri do të shënojë deri në 43 gradë celsius
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/Q4-4.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Dialogu Kosovë-Serbi/ Gjermania më e mprehtë, Hill më taktik, por të gjithë kërkojnë të njëjtën gjë
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/q1-4.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Serbia pranon Kosovën në OKB, por ka një kusht…
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/sport-15.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Kombëtarja rikthehet në fushë, Sylvinho “shtrydh” kuqezinjtë pas humbjes në Euro 2024 (VIDEO)
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/zjarr-8.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Shtullungat e zj*arrit në ajër, çfarë po ndodh te Kodrat e Priftit në Tiranë
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/sport-11.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Pamjet që po bëjnë namin në rrjet/ Tifozët shqiptarë thyejnë makaronat para italianëve në Dortmund
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/zjarr-7.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
VIDEO/ Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohen dy banesa
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/butrint.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Butrint Imeri “tërhiqet” zvarrë, çfarë po ndodh me artistin?
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/05/egla-28.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
“Fitorja frymëzon zilinë”/ Për kë e ka këtë mesazh Egla?
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/luiz-1.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Kiara poston videon e ëmbël me Lunën, Luizi zbulon publikisht ankesën që ka ndaj gruas së tij
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/banor.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Banorët i vënë flakën me qëllim bodrumit të pallatit në Sarandë, shkak asgjësimi i mbetjeve spitalore
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/sport-6.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Ngjyrat kuqezi “sundojnë” në rrugët e Dortmundit, atmosferë fantastike e tifozëve të kombëtares
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/xhensila.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Xhensila Myrtezaj “çmend” fansat, publikon pamjet sensuale dhe nxjerr në pah hiret e trupit
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/10/kuvend-5.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Sherri mes deputetëve, seanca e sotme nëpërmjet fotove
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/06/proteste-7.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Franca gati për më të keqen, protestuesit nisin shkatërrimet në të gjithë vendin
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/06/aksidenti.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Aksident i rëndë gjatë natës në Tiranë
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/06/k2.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Drogë e prostituta, 9000 foto të sikletshme të djalit të Joe Biden, disa edhe në Kosovë
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/05/policia-26.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
FOTO/ Policia rrethon selinë e ‘Lëvizjes Bashkë’: Skandaloze
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/05/kejjjjjj.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
“Lëpirës, shko shit shalqinj në Lushnje” – Shpërthen Kejvina…
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/05/anxhela.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
37…Angela Martini më në formë se kurrë
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/05/ronela.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Ronela Hajati si një yll në projektin e ri muzikor
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2022/11/ledina-celo.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
I dhuroi një Porsche/ Jeta luksoze e shqiptares
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2022/11/tuna.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Tuna si asnjëherë më parë
TRENDING
-
Sport5 hours ago
Ndër më të kritikuarit te goli i Italisë, Hysaj merr vendimin e papritur
-
Kosova21 hours ago
“Do të jetë më e madhja në Europë”/ Vuçiç i jep dritën jeshile ndërtimit të minierës së litiumit në Serbi
-
Horoskopi6 hours ago
Sot ne vend qe te mendoni aventura kalimtare me dike tjetër, kushtojini me tepër vëmendje personit qe keni ne krah
-
Rajon23 hours ago
Tragjike në Greq/ Makina përplaset me autobusin, katër të vdekur
-
Kronike20 hours ago
E rëndë/ Përplasen dy automjete, humb jetën 46-vjeçarja
-
Sport22 hours ago
“Mos po talleni”/ Totti nuk u beson syve, i shokuar nga goli i Bajramit në sekondën ’23
-
Sport20 hours ago
Kombëtarja rikthehet në fushë, Sylvinho “shtrydh” kuqezinjtë pas humbjes në Euro 2024 (VIDEO)
-
Sport21 hours ago
Nisin përgatitjet anti-Kroaci, Sylvinho ndan grupin në dy pjesë