Connect with us

Bota

Boris Johnson mesazh qytetarëve nga izolimi: Krishtlindja nuk do të jetë normale këtë vit

Kryeministri i Anglisë Boris Johnson ka zhvilluar “Pyetje me Kryeministrin” nëpërmjet një lidhje me video në rrjete sociale, sepse ai aktualisht ndodhet ende i izoluar, pasi ka pasur kontakte me një person të infektuar me COVID.

Ai në lidhjet e tij ka thënë se Krishtlindja këtë vit nuk do të jetë normale për shkak të situatës së pandemisë që ndodhemi.

Zëdhënësi i tij i 10 ka theksuar se Kryeministri do të bëjë maksimumin në mënyrë që njerëzit dhe familjet e tyre të kalojnë festat së bashku.

Boris Johnson do të shikojë të dhënat e fundit të situatës së COVID për të marrë një vendim qe do të jepet përfundimisht javën e ardhshme, shtoi zëdhënësi i tij

Anglia pritet të dalë nga bllokimi i saj i dytë kombëtar, në 2 Dhjetor dhe të kthehet në sistemin e kufizimeve të lokalizuara.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *